TI DHE AJO, MEDITONI KËTO FJALË (1) !

1. Deshe a refuzove, ekziston një person në jetën tënde, ku për të nuk vlejnë ligjet sikurse për të tjerët! Zemërohet dhe ti je i kënaqur me të, mungon dhe ti e pret, kthehet pa arsye dhe ti e arsyeton, dhe e tëra kjo, pse ti atë e do!!

2. Gjëja më e bukur në jetë është të kesh shok, i cili të lexon pa fjalë, të kupton pa mos fol, dhe të donë pa interes!!

3. Kur një zemër e donë një zemër tjetër, syri nuk e sheh të metën!!

4. Kur e donë një njeri, mos i hulumto shkaqet që të bën ta duash atë, po hulumto atë që të bën ta ruash atë!

5. Zemra që e njeh kuptimin e dashurisë së sinqertë, në fjalorin e saj nuk ekziston fjala e quajtur tradhti!

6. Ndoshta largimi është i dhembshëm, mirëpo është më i mirë sesa afërsia pa respekt!

7. Nganjëherë mungesa e një njeriut të vetëm, mjafton të bën të ndjehesh se të mungon e tërë bota!

8. Kur një njeri ta dhuron çelësin e zemrës së tij, përkujdesu që mos ta humbësh atë, nëse e humb nuk do të gjesh më kopje tjetër të saj!!

9. Nëse e do një person lajmëroje atë se e donë, se shumica e zemrave nuk janë shkatërruar nga fjalët që janë thënë, po për shkak fjalëve që nuk janë thënë!

10. Zemrat e mira nuk e harrojnë atë që u përkujdes për to një ditë prej ditëve!!

11. Mos i shkaktoni dhembje askujt, çdo zemrës i mjafton ajo që e ka nga dhembjet!

12. Sytë e harrojnë atë që e kanë parë, mirëpo zemrat nuk i harrojnë ata që i kanë dashtë!!

13. Ai që të donë nuk të len edhe po të ishe therë mes dy duarve të tij!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU