Kur shejtani të frikëson me varfëri, ktheja se risku është i caktuar: “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij.” (Hud: 6)
Kur shejtani të frikëson me vdekje, ktheja se vdekja e ka kohën e vet dhe se çdokush do të vdesë: “Kur t’i vijë koha e fundit, ata nuk mund ta shtyjnë, qoftë edhe për një çast dhe as nuk mund ta shpejtojnë.” (El-A’raf: 34)
Kur shejtani të dëshpëron se për ty nuk ka Xhenet, rikujtoje faljen e Allahut.
Kur të dëshpëron se për ty nuk ka shpëtim për shkak të mangësive të tua, rikujtoji begatitë dhe meritën e Allahut.
Kur të dëshpëron se për ty nuk ka shërim, rikujtoje mëshirën e Allahut.
Kur të dëshpëron se fatkeqësitë e tua nuk kanë përfundim, rikujtoje premtimin e Allahut.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU