Gruaja e Faraonit e vendosi të ndryshohet.
I biri i Nuhut, alejhi selam, e vendosi të mos ndryshojë.
Ajo ishte nën sundimin e tiranit më të madh.
E ai ishte nën sundimin e thirrësit më të madh.
Prandaj, mos u arsyeto me situata, sepse ti je ai që vendos se a do të ndryshosh.
S’ka dobi në gjërat që vijnë vonë, si puthja në faqen e të vdekurit si shenjë kërkimfaljeje.
Bëhuni të butë me njëri-tjetrin, ende jeni të gjallë, dhe sillu me mua ashtu si e sheh dhe si e ke parë nga unë, e jo ashtu siç e ke dëgjuar për mua që e flasin të tjerët.
Më pëlqen ideja që t’i fshijmë gabimet për hir të vazhdimit të vëllazërisë, e jo ta fshijmë vëllazërinë për hir të gabimeve.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU