Rtv Pendimi

Ti je Kur’ani, që kur nuk Ndryshohesh

Zemra forcohet, m’kaplon Mërzia
Qysh po t’la anash, tu t’pas te Shpia
Ti m’edukove, ma dhe Gëzimin
Ti më mësove, ta mundi Hidhërimin
Ti më qetëson, dhe zemrën ma Zbut
Ti më ke msu, me ec hiç pa Tut
Je Historia, shembull i Jetës
Je e vërteta, e çdo të Vërtetës
Ti çdo sëmundjes, i bëhesh Shërim
Ti çdo njeriut, i bëhesh Shpëtim
Ty të kam mbrojtje, ty të kam Shpres
Ty tu t’pas n’dor, kam dëshir të Vdes
Je buzëqeshje, dhe për skaj Lotit
Je Mrekulli dhe, Fjala e Zotit
Ti je Kur’ani, që kur nuk Ndryshohesh
Me asnjë Libër, nuk Zëvendësohesh

Autor: HazbiTherra Ahmeti ( Elhamdulil-lah )

TË NGJAJSHME