Rtv Pendimi

Ti mbrojm hoxhallarët e ndershëm

Xhezair Shaqiri-Hoxha

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë që besimtarët musliman, myftiniu dhe hoxhollarët në Kosovë, po sulmohen nga politikanë dhe disa hoxhollarë, që e quajnë  veten musliman tradicional, e jo ekstremist.

Në këtë jemi dëshmitarë se rinia jonë ka filluar të dalin dhe të paraqiten në vende publike  me veshje degjeneruese, kurse në anën  tjetër politikanët  e Kosovës ndalojnë shkollimin e vajzave që mbulojnë nderin e tyre.

Flitet aq shumë për njëfar vehabizmi që nuk është prezent në Kosovë, dhe sulmohet myftiu, Naim Tërnava dhe hoxhollarët e Bashkësisë Islame të Kosovës, që gëzojnë popullaritet tek elektorati më shumë se nga cilido  politikan i Kosovës.Shkojnë aq larg, saqë disa nga imamët e njohur arrestohen dhe mbahen  nëpër burgje dhe në arreste shtëpiake me muaj të tërë, pa asnjë dëshmi.

Turpi më madh qëndron në atë se këta imam lirohen dhe askush nuk guxon të kërkoj drejtësi, se poqëse kërkohet drejtësia në gjyqësi, menjëher ndërhyjnë politikanët  kriminel, që  vjedhin popullin e tyre, manipulojnë policin, gjyqsin dhe gjithë aparatin shtetëror.

Për ti fshehurr gjurmët e krimeve të tyre sulmojnë me dëshmi të rrejshme ndjenjat e gjithë atyre besimtarëve musliman, që në Kosovë ka me qindra praktikant të islamit dhe me qindra të tjerë që aspak nuk e praktikojnë, por besojnë në Krijuesin e Gjithësisë, Allahun.

Po ashtu, kësaj ofanzive kundër besimtarëve musliman në Kosovë i shtohen edhe mediat, të cilat bëjnë aq zhurmë të madhe kundër Islamit, me preteks kundër vehabizmit, dhe pa fije turpi shpërndajnë gënjeshtra kundër Naim Tërnavës, Shefqet Krasniqit, e të tjerëve hoxhollarë.

Jemi të bindur se në Kosovë  ka zbarkuar kalorësia masone anti islame, që ka blerë me lekë të shumta disa prej politikanëve dhe finansojnë mediume që të perçahen dhe sulmohen muslimanët, sepse atyre ju pengon që po mbushen xhamiat me të rinjë dhe me çdo kusht duhet të thyhet apo largohet Naim Tërnava me disa imam të respektuar nga myftinia e Kosovës, e në vendim e tyre të vijnë disa hoxhollarë që janë të shitur tek masonët për ta instaluar islamin tradicional në Kosovë

Siç është njëfar hoxhe në Drenas që paraqitet nëpër media kundër Naim Tërnavës, e del në foto me një organizatë që është antiislame fund e krye, apo ministri I cili pohon se është kryetar i një Partie të Drejtësis dhe pjesë e qeverisë, dhe asnjë fjalë nuk e thotë në mbrojtje të vajzave me mbulesë, të cilave u mohohet e drejta  për shkollim, dhe po ky ministër ka si këshillëtar njëfar ministri të punëve të jashtme të kalorësve mason të Maltës dhe nuk e sheh të arsyeshme ta thotë në qeveri një fjalë në mbrojtje të femrave me mbulesë. Ne të gjithë e dijmë se mbulesa tregon ndershmërinë,mbulesë mbante Shën Marija dhe Nënë Tereza, por askujt në Europë dhe Kosovë nuk i pengon mbulesa e tyre, por ju pengon mbulesa vajzave muslimane të Kosovës.  Apo deputetja e Kosovës, Alma Lama nuk ka turp të bëj selfi nëpër manastiret serbe dhe as që i pengon kësaj deputete armiqësia shqiptaro  serbe, por ofendon besimtarët shqiptar muslimanë.

Në SHBA ekziston një minoritet pakicët iquajtur Amish, që ka veshjet e tyre fetare me mbulesë, bile edhe menyrën e jetesës e kanë pak të prapambetur, nuk përdorin rrymë elektrike,vetura, aparate televizive, dhe sod e kësaj dite transportin e bëjnë me kuaj, dhe të drejtat t i kanë të garantuara në shtetin Amerikan. Kurse në Kosovë  me ligj ekziston e drejta fundamentale e feve apo religjionit, por ligji pengohet nga gjyqi apo politikanë të cilët e morrën në qafë këtë popull duke e  vjedhur, dhe po ti vizitoni profilet ne facebook të fëmijëve  të politikanëve kosovarë do të habiteni se si lavdërohen me veturat e tyre të kushtueshme qindra mijëra euro, dhe kush në cilin hotel nëpër plazhe të botës bën pushime të shtrejta, kurse nga ana tjetër jemi dëshmitarë  të një krimi të paparë që po ndodh tek ne në Kosovë ku  me mijëra familje kanë marrë rrugën e mërgimit dhe të tjerë që janë gati ta leshojnë Kosovën si pasojë e jetës së rëndë që po përjeton ky popull.

Gjithë e dijmë se në Kosovë nuk ka vehabizëm, por ka besimtarë misliman dhe politikan e gazetarë  të shitur tek masonët anti islamist.

Një konflikt po pregaditet në Kosovë nën ndikimin e atyre që nuk ia duan të mirën këtij populli të shumë vuajtur.

TË NGJAJSHME