TI NUK E DI, PËRDERISA NUK E RISHIKON VETEN

Ti nuk e di, ndoshta shkaku i ngushtimit tënd në gjoks është istigfari i paktë.
Ti nuk e di, ndoshta vonesa e çështjeve të tua është vonesa jote për në namaz.
Ti nuk e di, ndoshta lëmosha jote e rrallë është shkaku i riskut tënd të vogël.
Ti nuk e di, ndoshta mendimi yt i keq për Allahun është shkak i jetës sate të keqe.
Ti nuk e di…
Ndoshta ajo që e sheh në jetën tënde është pasqyra e asaj që gjendet në brendësinë tënde.
Nëse brenda saj ka mirësi do të shohësh edhe në jetën tënde mirësi, e nëse në të ka sherr edhe ti ke për ta parë jetën tënde si sherr.
Rishikoje veten dhe do ta gjesh zgjidhjen.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU