TI NUK E DI PËRDERISA NUK E RISHIKON VETEN

Ti nuk e di, ndoshta shkaku i ngushtimit tënd në gjoks është istigfari i pakët.

Ti nuk e di, ndoshta vonesa e çështjeve tua është vonesa jote për në namaz.

Ti nuk e di, ndoshta lëmosha jote e rrallë është shkaku i riskut tënd të vogël.

Ti nuk e di, ndoshta mendimi yt i keq për Allahun është shkak i jetës tënde të keqe.

Ti nuk e di..

Ndoshta ajo që e sheh në jetën tënde është pasqyra e asaj që gjendjet në brendësinë tënde!

Nëse brenda saj ka mirësi do të shohësh edhe në jetën tënde mirësi, e nëse në të ka sherr edhe ti ke për me parë jetën tënde si sherr.

Rishikoje veten dhe do të gjesh zgjidhjen!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU