Rtv Pendimi

TI SI FËMIJË NË CILIN GRUP BËN PJESË ?!

Fëmijët janë pesë llojesh:

I pari: Nuk e vepron atë që e urdhërojnë prindërit. Ky konsiderohet mos respektues i prindërve.

I dyti: E vepron atë që urdhërohet, mirëpo e urren atë. Ky nuk shpërblehet.

I treti: E vepron atë që urdhërohet, mirëpo e përmend atë dhe ankohet dhe e ngrit zërin. Ky ndëshkohet.

I katërti: E vepron atë që urdhërohet dhe me zemërgjerësi. Ky shpërblehet dhe ky lloj janë pak.

I pesti: E vepron atë që e duan prindërit para se të urdhërohet. Ky është respektues i prindërve dhe ky lloj janë të rrallë.

Për dy llojet e fundit, mos pyet për bereqetin e tyre në jetë dhe pasuri, lehtësimin e çështjeve të tyre dhe zgjerimin e gjokseve të tyre, si shpërblim prej Allahut: “Kjo është dhuntia e Allahut; Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu zotëron dhunti të madhe”. Xhumua 4.

Kurse kur dëgjojmë për llojet e tjera të fëmijëve na ngushtohet gjoksi se si nuk i respektojnë prindërit dhe i dëmtojnë ata.

Allahu na bëftë prej atyre që i respektojnë prindërit tanë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TË NGJAJSHME