Rtv Pendimi
Good life Restaurant
Samet Tours
auto lider
Lajme

TIKA mbështet bujqësinë në Komunën e Ferizajt

Muslim Shop

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit “Stimulimi i fermerëve me mekanizëm bujqësor dhe përkrahja e bujqësisë bashkëkohore”, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja e nënshkruar midis koordinatorit të TIKA-s në Prishtinë, Hasan Burak Ceran dhe kryetarit të Komunës, Agim Aliu, u konsiderua nga ky i fundit marrëveshje që do të ndihmojë edhe në shtimin e vendeve të punës në Ferizaj.

“Mbështetja në projektet e prodhimtarisë, është një mundësi më shumë që të kemi vende të reja pune. Po edhe mbështetja në prodhimtari sidomos në fushën e bujqësisë është edhe siguri e ushqimit. Ju e dini që ne si qeverisje komunale kemi pasur një punë dhe një angazhim shumë të shtuar gjatë gjithë mandatit tim në sigurimin e ushqimit. Andaj mbështetja e këtyre projekteve të prodhimtarisë është një mundësi më shumë që të kemi siguri më shumë sa i përket ushqimit që ne e konsumojmë çdo ditë”, tha Aliu.

Kreu i Komunës së Ferizajt, Aliu tha se kanë dorëzuar tek adresa e TIKA-s edhe një sërë projektesh që presin mbështetje nga kjo agjenci në të ardhmen. Aliu duke e falënderuar TIKA-n tha se ky bashkëpunim ka ardhur natyrshëm, ngase populli turk e ka mbështetur në vazhdimësi Kosovën, ndërsa TIKA ka mbështetur edhe më parë organizata joqeveritare që kanë të bëjnë me bujqësinë e Ferizajt.

Kreu i TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, tha se TIKA ka një plan më të gjerë të investimeve në fushën e bujqësisë, por me Ferizajn ka zgjedhur të bashkëpunojë në mënyrë të drejtpërdrejt.

“Në Kosovë për neve (TIKA-n), është prioritet natyrisht rritja e punësimit, rritja e prodhimtarisë dhe përmirësimi infrastrukturor. Dhe në këtë aspekt jam shumë i lumtur që kemi nisur në Ferizaj me këto hapa të para. Siç jeni të informuar ne kemi filluar edhe t’i pranojmë aplikimet për zhvillimin rural në tërë Kosovën. Në këtë fazë ne kemi përfshirë nëntë komuna dhe kemi hapur konkurs për t’i pranuar aplikimet në këto komuna. Në këtë aspekt ne kemi dashur që me Ferizajn të zhvillojmë një bashkëpunim të drejtpërdrejt”, tha Ceran.

Të ngjajshme

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj

Xhumaja nesër falet me mesazhin për kujdesin në trafik

Hevzi Hasani