Rtv Pendimi
Lajme

TIKA mbështetje bujqësisë në Maqedoninë e Veriut

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka ofruar mbështetje bujqësore për fshatrat në komunën e Prilepit dhe atë të Mogillës në jug të Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Nën moton “Gratë prodhuese”, TIKA ka dhuruar pajisje për kultivim në serra dhe fara me produktivitet të lartë të perimeve për bujqit në fshatrat Budakovë dhe Kanatllarci në kuadër të “Projektit për Zhvillimin e Kultivimit në Serra”.

Aytekin Ayden, koordinator i agjencisë në Shkup, në një prononcim për gazetarët tha se nga mbështetja kanë përfituar 100 familje bujqish.

Ayden tha se projekti është nisur nën moton “Gratë prodhuese” për të ofruar kontribute në ekonominë shtëpiake, ndërsa shtoi se në kuadër të tij tashmë në disa fshatra janë shpërndarë serra në madhësi prej 125 metrash katrorë.

Ai theksoi se qëllimi kryesor është përmirësimi i gjendjes së ekonomisë shtëpiake të grave që jetojnë në këto dy fshatra.

“Po ashtu, ne kemi paraparë që domatet dhe specat të cilësisë së lartë që do të prodhohen në këto serra të shiten në dyqanet Ramstore, kompanisë sonë tregtare që vepron në Maqedoninë e Veriut”, tha Ayden.

Ai shprehu shpresë që edhe me këtë projekt të arrihen sukseset e viteve të kaluara, duke rikujtuar se vitin e kaluar është bërë shpërndarja e farave cilësore të domateve dhe specave për 560 familje në 72 fshatra.

Me ceremoninë e sotme, numri i familjeve të mbështetura është afruar në 700, tha Ayden.

“Qëllimi ynë si TIKA është të sigurohen kontribute për zhvillimin ekonomik, në veçanti të zonave rurale, të rriten të ardhurat e familjeve dhe në këtë mënyrë të parandalohet fenomeni i migrimit të viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut, që këto banorë të vazhdojnë jetën në këto troje me rritjen e të ardhurave familjare dhe të rritet niveli i mirëqenies. Në kuptimin më të gjerë, të përhapet kjo mirëqenie në tërë Maqedoninë e Veriut dhe të mbështetet zhvillimi ekonomik”, tha Ayden.

Në kuadër të projektit janë shpërndarë 100 sete serrash, ndërsa në to do të mund të bëhet kultivimi në 12 muajt e vitit pavarësisht nga stina, tha Ayden.

Falënderime nga banorët për TIKA-n

Fikrije Salievska nga fshati Budakovë, e cila merret me prodhimin e duhanit, shalqinit, specave, domateve dhe qepëve, shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar nga TIKA.

Nga ana tjetër, Fatime Salievska falënderoi agjencinë turke, siç tha ajo, që kujton ata si një fshat turk, ndërsa uroi që mbështetjet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, Shefika Sulejmanovska nga fshati Kanatllarci mbështetjet e TIKA-s i cilësoi si shumë tëmira, pasi mundësojnë kushte të mira të punës për ta.

“Falënderojmë shoqërinë turke për mbështetjet që na ofrojnë. Askush deri më tani nuk na ka ofruar ndihmë të këtillë humanitare për krijimin e kushteve të mira për punë”, tha Sulejmanovska.

Po ashtu, Jasmina Nastovska, nënë e tre fëmijëve, falënderoi TIKA-n për mbështetjen dhe e cilësoi atë si investim të madh, pasi, siç tha, më herët nuk kishin mundësi të këtilla për punë.

“Shpresojmë të ketë edhe më shumë investime të tilla. Shpresojmë të japë frute të mira”, tha Nastovska.

Gonxha Takeshanovska, ndërkohë tha se “çdo gjë bëhet mirë me ndihmat e Turqisë, si në kultivimin e perimeve, ashtu edhe në blegtori”.

Të ngjajshme

Presidenti Thaçi: Feja në Kosovë në shërbim të forcimit të paqes dhe tolerancës

Urim Isma

Në Kosovë ka shkallë të ulët të ndëshkimit të korrupsionit

Urim Isma

Shpalosi në Tivar flamurin shqiptar, gjobitet 300 euro dhe dëbohet nga Mali i Zi

Urim Isma

Moti i keq në Itali, përmbytet për herë të tretë Venecia

Urim Isma

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë “mjegulla vrasëse” në qytetet e mëdha

Urim Isma

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj

Vëllezërit Sylejmani arrijnë suksese me restaurantin e tyre në Austri, për ta shkruajnë edhe gazetat austriake

Kushtrim Guraj

Inflacioni vjetor në BE mbetet në 1.1 për qind në tetor

Kushtrim Guraj

Turqia dhe SHBA bisedojnë për të zgjidhur çështjet F-35 dhe S-400

Kushtrim Guraj