TIKA ndihmon familjet në nevojë në Jemen

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) shpërndau 45 tonë ndihmë ushqimore për 1.000 familje në nevojë në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nëpërmjet programit të veçantë të Ramazanit që ne e filluam nën koordinimin e Ministrisë sonë të Kulturës dhe Turizmit, ne u bëmë mysafirë në tryezat e iftarit të vëllezërve dhe motrave tona jemenase”, tha në një deklaratë Abdullah Sari, koordinatori i TIKA-s për Jemenin.

Midis përfituesve të ndihmës ishin grupe të disavantazhuara si jetimët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe gratë në strehimore.

Ai tha se TIKA synon të ndihmojë 16.000 jemenas gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.