Rtv Pendimi
Shëndetësi

TIKA trajnim online për mjekët veterinarë në Kosovë

“Programi i Shkëmbimit të Përvojave” i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ndaj mjekëve veterinarë në Kosovë filloi nëpërmjet video-konferencës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aktiviteti i zhvilluar në bashkëpunim me Odën e Veterinarëve të Kosovës.

Kreu i TIKA-s për Ballkanin dhe Evropën Juglindore, Mahmut Çevik, në fjalimin e tij në hapjen e programit tha se TIKA deri më tani në Kosovë ka realizuar mbi 300 projekte.

Ai theksoi se derisa i realizojnë projektet janë duke marrë mbështetje nga personat ekspertë në fushat e tyre, duke shtuar se TIKA në Kosovë investon shpesh në fushat që kanë nevojë për ndihmë.

Zv/ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Nehat Ramadani, nga ana tjetër, vlerësoi shumë angazhimin e TIKA-s për bujqësinë dhe fushat e tjera në Kosovë.

Ramadani tregoi se është befasuar me masat që Turqia ka marrë kundër pandemisë, pas një vizite të zhvilluar në Stamboll. “Shpresojmë të shohim nga afër të gjitha këto punë të suksesshme të institucioneve turke për këtë temë në një të ardhme të afërt”, u shpreh ai.

Ndërsa ambasadori turk në Prishtinë, Çağrı Sakar, duke theksuar se koronavirusi i ri (COVID-19) edhe një herë ka demonstruar se sa është e rëndësishme siguria e ushqimit, shprehu shpresën që të përfundojë pandemia dhe të zhvillohen marrëdhëniet me vizitat e ndërsjella.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Qendror të Unionit Turk të Mjekëve Veterinarë (TVHB), Ali Eroğlu, vlerësoi punën e TIKA-s, e cila përshpejtoi përpjekjet e saj të diplomacisë bujqësore në periudhën kur siguria ushqimore do të kthehej në një krizë.

Programi filloi me prezantimet e Dr. Engin Ünay dhe Dr. Hasan Hüseyin Şenyüz, ndërsa gjatë 5 ditëve mbi 80 mjekë veterinarë do të marrin trajnim.

Të ngjajshme

Si i trajton feja viruset dhe fatkeqësitë

Hevzi Hasani

Dëshmia e femrës dhe e mashkullit

Hevzi Hasani

Ritmi i trurit

Hevzi Hasani

Magnezi, mineral me funksion të gjerë në organizëm

Kushtrim Guraj

Si t’i shëroni thembrat e çara në mënyrë natyrale?

Kushtrim Guraj

Ramazani – muaji i shëndetit

Hevzi Hasani

Përgatitni trupin tuaj për Ramazan me këto këshilla për shëndetin

Kushtrim Guraj

Epidemia e Covid 19 po merr ngadalë rrjedhën e zakonshme të çdo infeksioni viral sezonal

Kushtrim Guraj

Mbrojtja më e mirë kundër çdo virusi

Kushtrim Guraj