Rtv Pendimi

Toptha me mollë

Lehtë, shijshēm, shëndetshëm dhe lirë.
Përbërësit:
1,5 kg mollë
220 g sheqer
300 g biskota të bluara
Pak ujë
(Mund të shtoni rrush të terur, arra të copëtuara, kokos…)
Përgatitja:
Mollët i qëron dhe i grini në rende.
Në tenxhere qet sheqerin dhe ujë sa të mbulohet sheqeri. I zien mollët derisa të shterrojë uji.
Pasi të ftohet masa shton 230 g biskota.
I bën topthat dhe i rrokullisë në pjesën e mbetur të biskotave.
Po deshët i zbukuroni me çokollatë.

TË NGJAJSHME