Përbërësit
8 vezë,
600 g mish të bluar pule,
200 g kungulleshka të gërryera dhe të kulluara,
Një thelb hudhre,
Një lugë djathë parmezan të gërryer,
Një lugë vegetë,
biber,
miell,
thërrime buke,
vaj
Përgatitja
Gjashtë vezë zieni mirë dhe qëroni. Përziejeni mishin, kungulleshkat, njërën vezë, parmezanin dhe vegetën, më pas shtoni kripë dhe biber sipas dëshirës. Përzieni dhe, herë pas here, qitni miell, në mënyrë që të fitoni një masë kompakte. Më pas ndajeni në gjashtë pjesë dhe, me duar të lagëta, formësoni topthat rreth vezës sëzier mirë. Secilin topth qiteni në miell, më pas në vezët e tundura, e në fund në thërrimet e bukës. Në vajin e nxehur fërgoni topthat derisa të skuqen. Shërbeni me sallatë të gjelbër, apo me domate të freskëta.Ju bëftë mirë.
Marr nga mesazhi.com