TORTA MERINGE

PËRBËRSIT:

PËR BAZËN:
biscota,200gr,
gjalpë 60gr,
5 gr kanellë pluhur,
30 gr sheqer.

PËR MBUSHJEN:
300 ml ujë,
30 gr gjalpë,
1 kg qershi,
1/2 lËngË limoni,
30 gr niseshte,
80 gr sheqer

PËR MERINGEN:
1 lugë uthull molle,
2 gr maja pluhur për ëmbëlsira,
KripË,
3 të bardhët e vezës,
200 gr sheqer pluhur.

PERGATITJA:

Grijmë imët në mixer biskotat, Në një tas të vogël përziejmë sheqerin me kanellën dhe e bashkojmë me pluhurin e biskotave, Vëmë peësëri në punë mixerin për ta bër sa më të imët përzierjen (miaftojne disa sekonda), Shkrijmë në një enë gjalpin dhe e bashkojmë më pas me biskotat duke i përzier mirë. Më pas në një tavë për torta me diametër 24 cm shtrijmë përbërjen,pra bazën dhe e hapim mirë me pirun,në mënyrë që të krijojmë në tana anët bordet. Futim në furë të nxehtë në temperaturë 180° per 15 min.

Lajmë qershitë e ju heqim farat, I vendosim në një tas ku i bashkojmë me sheqerin dhe lëngun e limonit, Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe bashkojmë qershitë.Gatuajmë në flakë të ulët për 5 min, Ndërkohë shkrijmë në ujë niseshtenë dhe e derdhim mbi qershitë duke trazuar.Lëmë të ziejnë për 10 min të tjera. Rrahim fort të bardhat e vezëve dhe u shtojmë 2 gr maja pluhur.Bëni kujdes qe meringa te jetë e lidhur mirë(trashe) dhe të jetë e shndritshme, marrim bazën e biskotave që tashmë është ftohur dhe shtojmë në të qershitë ,i hapim mirë me një lugë.

Me anën të shiringave për ëmblsira mbulojmë tortën me meringën duke përdorur formën e yllit.Futim tortën në furrë të nxehtë me temp 200°C për 2 min derisa meringa të zverdhet.