Për pandispanjë:
- 5 të bardhë të vezëve
- 200 gramë sheqer pluhur
- 1 lugë uthull
- 1 lugë miell
Për krem:
- 5 të verdhë të vezëve
- 14 lugë sheqer
- 250 gramë gjalpë
- 100 gramë çokollatë për zierje
- 5 decilitra ujë
- 1 puding vanilje
- 1 puding çokollate
- 2 qeska krem pana
Pandispanja:
1. Të bardhtë e vezëve tunden derisa të fitohet shkumë e trashë, e pastaj gradualisht shtohet sheqer pluhur dhe tundet gjatë tërë kohës. Nga fundi shtohet 1 lugë uthull dhe tundet edhe 1 minutë.
2. Në shkumën nga të bardhtë e vezëve shtohet miell dhe përzihet ngadalë me tel kuzhine.
3. Në tavën drejtkëndëshe shtrohet letër për pjekje, derdhet në të masa e përgatitur dhe piqet 60 minuta në furrën e nxehtë në 150 0C.
Kremi:
1. Të verdhtë e vezëve dhe 8 lugë sheqer zihen në avull. Përzihen gjatë tërë kohës, derisa të fitohet një masë e mirë kremoze.
2. Kremi nga të verdhtë e vezëve lihet të ftohet, e pastaj i shtohet gjalpi dhe tundet me mikser.
3. Në enë të veçantë bashkohen 2,5 decilitra ujë me 3 lugë sheqer, shtohet pluhuri për puding vanilje dhe zihet në temperaturë mesatare.Ju bëftë mirë./mesazhi.com