Kjo recetë është e thjeshtë për përgatitje, sepse nuk ka ndarje të përbërëseve të thatë dhe të njomë
Përbërësit:
– 2 portokaj;
– 6 vezë të mëdha;
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– ½ e lugës së vogël sodë bikarbonati;
– ¼ e filxhanit sheqer;
– 2 filxhanë lajthi të bluara ose miell lajthie;
– ½ e filxhanit kakao;
– ½ e lugës së vogël kanellë;
– kripë sa mund të kapet me një gisht;
– sheqer pluhur.
Përgatitja:
Qitni portokajtë e madhësisë mesatare në një enë për zierje apo në tigan dhe mbuloni me ujë.
Kur uji të vlojë mbuloni me kapak dhe uljani zjarrin.
Zieni portokajtë rreth dy orë derisa të zbuten. Kur të ftohen, pritni përgjysmë dhe hiqjani farat e mëdha.
Nxehni furrën e shporetit në 180 gradë Celsius, dhe qitni portokajtë në blender dhe bluani derisa të shndërrohen në qull. Do të duhej të përftonit një filxhan e gjysmë pure nga portokajtë.
Shtoni përbërësit e tjerë, pos sheqerit pluhur dhe bluani në blender derisa të bashkohen.
Derdhni në kallëp për tortë dhe piqni 45 minuta deri në një orë apo derisa piruni me të cilin e shponi mesin e tortës të dalë i pastër.
Kur të ftohet torta, qitni sheqerin pluhur dhe qitni lyerje sipas dëshirës.