Rtv Pendimi

Tortë me arra

Përbërësit:

230 gr arra të bluara
6 vezë
120 gr sheqer
110 gr miell

Përbërësit për kremin:

350 ml qumësht
2-3 lugë lëng limoni
1 lugë lëvore limoni në rende
150 gr arra të bluara
2 sheqer vanilje
300 gr margarin
120 gr sheqer
60 gr miell
½ lugë arra muskati e bluar
Udhëzimet:

Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezës.
Të bardhat tunden me gjysmën e sheqerit derisa të bëhet një shkumë e fortë.
Të verdhat gjithashtu tunden veçmas me gjysmën tjeter të sheqerit.
Tek të verdhat e vezës shtojmë ngadalë miellin dhe duke përzier vazhdimisht shtojmë dhe arrat e bluara dhe shkumën nga të bardhat e vezës.
Përziejmë mirë dhe masën e qesim në kallëp të lyer dhe të mbuluar me letër për pjekje me madhësi 24 cm .
Pjekim për 35 minuta në 180 grade dhe pasi të piqet pandispanja, nxehtësinë e ndalim kurse pandispanjen e lemë në furrë të ftohet.
Për kremin përziejmë miellin, sheqerin dhe sheqer vaniljen me 150 ml qumësht të ftohët dhe përziejmë mirë.
Masën tjetër të qumështit e vemë të vloj dhe në të shtojmë miellin e tretur dhe pasi vlon qumështi shtojmë tretësirën me miellin dhe përziejmë derisa të trashet kremi.
Ne kremin e ftohur shtojme margarinen e tundur me pare dhe perziejme mire derisa te kompaktesohet mire masa.
Tek kremi shtojmë edhe lëngun dhe lëvoren e limonit, kanellë dhe arrën e muskatit (këto janë erëza që përdorim sipas deshirës, nëse nuk i kemi mundet edhe pa to).
Pandispanjen e pjekur dhe të ftohur e ndajmë horizontalisht në tri shtresa .
Secilën shtrese e lyejmë me kremin e vaket që të tria shtresat dhe në fund e lyejmë nga jashtë dhe dekorojmë sipas dëshirës./kohaislame

TË NGJAJSHME