Rtv Pendimi

Tortë me gjizë dhe fruta pylli

Perbersit:

500gr. gjize pa kripe
270 gr sheqer
1 kos jogurt
400 ml. Ajkë
500gr fruta pylli të përziera
Lëngu i një gjysmë limoni
2 pjesë pandispanje të blera, pra pete brumi për torte

Përgatitja

Në një pjate përzieni gjizën e situr mirë me 120 gr,. sheqer dhe me kos. Rrihni ajkën deri sa te trashet dhe shtojani përzierjes me ngadalë që të moj arrij shfryrjen. Shtoni pastaj 100 gr . fruta pylli dhe përziejini , sistemoni një disk pandispanjë në fundin e tepsisë, hidhni përsipër kremin e gjizës duke e niveluar mire dhe mbulojeni me diskun tjetër.

Në një tenxhere të vogël vendosni në zjarr frutat që mbeten me sheqerin që ka tepruar dhe lëngun e limonit dhe zieni në zjarr të plotë derisa të jenë bërë si shurupe. Lërini të ftohen. Më këtë përzierje frutash lyeni sipërfaqen e tortës dhe lerën në frigorifer për 3 orë se paku.

TË NGJAJSHME