Rtv Pendimi

Tortë obllanda

Përbërësit:

  • 30 lugë qumësht
  • 400 gr sheqer
  • 250 gr margarinë
  • 150 gr keksa të bluar
  • 150 gr arra të bluara
  • 50 gr çokollate të zezë
  • 50 gr çokollate të bardhë
  • Një komplet obllande prej pese fletave

Mënyra e gatimit:

Vlohet qumështi me sheqer dhe margarinë. Pastaj shtohen keksat e bluar, arrat dhe çokollatat dhe lihet të zihet edhe për 2-3 minuta në zjarr të ulët. Largohet masa nga zjarri dhe ashtu e ngrohët i lyen një nga një të tëra shtresat e obllandes por kihet kujdes që masa të shtrihet mirë dhe rrafsh në gjithë sipërfaqen. Ne fund i qitet një masë e rrafshët mbi të por jo e rëndë (preferohet tepsia e shporetit të rrymes që është katrore e zbrazët) me qëllim që masa të ngjitet dhe e lëmë të ftohet. Në fund e presim në katrorka sipas dëshires dhe e shërbejmë.

TË NGJAJSHME