Infeksioni i veshkave është një problem i rëndë mjekësor që kërkon trajtim të specializuar.
Infeksioni i veshkave shpesh nis si një infeksion i traktit urinar ose i fshikëzës së urinës që më pas përhapet tek njëra ose të dyja veshkat. Krahas trajtimit mjekësor, AgroWeb sjell edhe kujdesin që duhet të tregoni në kushtet e shtëpisë në rastet e infeksionit në veshka.
Simptomat e infeksionit të veshkave
Ethe dhe temperaturë;
Dhimbje të shpinës ose pjesës anësore;
Dhimbje abdominale;
Të vjella dhe të përziera;
Urinim i shpeshtë;
Urinë me aromë të keqe dhe me njolla gjaku.
Trajtimi mjekësor i infeksionit të veshkave
Antibiotikët përbëjnë linjën e parë të sulmit kundër infeksionit. Nëse infeksioni nuk është i një grade të rëndë, mjeku gjithnjë rekomandon përdorimin e antibiotikëve nga goja. Antibiotikët në fjalë duhen përdorur për 10 deri në 14 ditë.
Infeksionet më të rënda të veshkave, zakonisht kërkojnë një trajtim më të specializuar që mund të kryhet vetëm në spital. Trajtimet natyrale kundër infeksioneve të veshkave
Hidratimi
Ju këshillojmë se pirja e ujit ndihmon në largimin e baktereve nga trupi dhe eliminimin e shpejtë të infeksionit. Pirja e ujit parandalon infeksionet e traktit urinar ndaj përpiquni të pini të paktën 8 gota me ujë ose lëngje të shëndetshme në ditë.
Lëngu i boronicës së kuqe
Lëngu i boronicës së kuqe është një kurë e mirë natyrale kundër infeksionit të traktit urinar dhe të fshikëzës së urinës. Në këto raste zgjidhni suplementët e lëngut të boronicës së kuqe ose lëng natyral dhe të paëmbëlsuar të këtij fruti.
Kujdes nga kafeja dhe alkooli
Roli primar i veshkave është të filtrojë toksinat dhe substancat e dëmshme. Alkooli dhe kafeina janë një stërmundim për veshkat dhe mund të pengojnë procesin e shërimit nga infeksioni. Për një shërim më të shpejtë, nuk duhet të përzieni alkolin me antibiotikët.
Probiotikët
Probiotikët ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrave mes baktereve të mira dhe të këqija në organizëm. Për më tepër, ato i ndihmojnë veshkat të përpunojnë më mirë substancat e ndryshme dhe të funksionojnë më mirë.
Vitamina C
Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mbron shëndetin e veshkave.
Sipas të dhënave të cilave i referohemi vitamina C parandalon dëmtime të thella të veshkave gjatë një infeksioni.
Lëngu i majdanozit
Lëngu i majdanozit është shumë i pasur me ushqyes. Ai rrit frekuencën e urinimit dhe sasinë e urinës së nxjerrë nga trupi. Kësisoj, bakteret dalin më shpejt nga trupi dhe antibiotikët kryejnë një punë më efikase.
Molla
Molla ka një përmbajtje acidike dhe rrjedhimisht pengon rritjen e mëtejshme të baktereve. Ushqyesit e saj i ndihmojnë veshkat të shërohen më shpejt.
Një këshillë e fundit
Kurat natyrale kundër infeksioneve të veshkave janë një trajtim shtesë për lehtësimin e simptomave. Ato kurrsesi nuk mund të zëvendësojnë një trajtim të specializuar e të rekomanduar nga mjeku.