Kohët e fundit, një grup mjekësh kryen me sukses transplantimin e laringut, një nga organet që mund të transplantohet me shumë vështirësi e rrezik për jetën e pacientit. Në fakt, është hera e parë që laringu transplantohet nga një njeri i vdekur tek një pacient i gjallë. Ky transplantim u krye në Bruksel tek një paciente që jeton e punon me ndërkombëtarët në Kosovë.
Linda De Croock jeton tani çdo ditë pa dhimbje. Kjo në sajë të një laringu marrë nga një njeri i vdekur dhe transplantuar në qafën e saj dhe në gjoks.
Një aksident me makinë gati tre vjet më parë shkatërroi laringun e saj. Jeta iu kthye në agoni. Me dhimbje të vazhdueshme e në vështirësi për të marrë frymë dhe Linda nuk kishte më dëshirë për të jetuar.
Në shtëpinë e tyre në Kosovë ajo dhe burri i saj Dirk kujtojnë e flasin se si ishte jeta e tyre para operacionit, i cili transformoi jetën e Lindës.
Linda thotë se para operacionit ishte gjithmonë e sëmurë. Dhimbjet i kishte të vazhdueshme, veçanërisht kur kollitej. Nuk ngopej me frymë dhe kjo e pengonte të flinte. Gjatë gjithë kohës ajo ishte në varësi të dhimbjeve. Kjo e bënte të ndjehej e lodhur dhe e pafuqishme.
Nisma për transplantimin e laringut u ndërmor nga kirurgu Pierre Delaere, profesor në universitetin Leuven në Bruksel.
Për të zëvendësuar disa centimetra laring për një kirurg mund të duket e thjeshtë, por doktor Delaere ka pasur sukses në një pjesë operimi jashtëzakonisht të vështirë.
Pjesë e ndërlikuar nuk ishte për të zëvendësuar pjesë të tubit, por të siguruar qarkullimin e vazhdueshëm të gjakut. Pa këtë, indet vdesin.
Javë, muaj dhe disa procedurave kirurgjike kaluan, ndërsa kirurgët shartuan trakenë e dhuruesit të këtij organi në krahun Lindës dhe pastaj e vendosën atë në pozicionin përfundimtar.
Laringu i transplantuar u desh të pozicionohej në krah, sepse ishte e domosdoshme që të mbahej i palëvizur.
Në qoftë se trakeja do të ishte transplantuar menjëherë në gjoks, lëvizja që do të krijohej gjatë i frymëmarrjes së pacientit do të shqetësonte a pengonte punën e enëve të gjakut.
Membrana mukusit u marrë nga goja e Lindës u përdor për përputhjen a ngjitjen e tubit të laringut në pozicionin e duhur.
Edhe pse De Croock e kishte të nevojshme për të merrte barna immuno-suppressant për të ndaluar organizmin që të refuzonte organin e transplantuar, ajo tani e ka ndërprerë këtë ilaç.
Kjo në vetvete është jetike, sepse imuno-supresues kanë shumë efekte anësore, e mund të shkaktojnë tumore dhe diabet.
Ndërsa këto rreziqe mund të konsiderohen të pranueshme, kur njeriu kërcënohet seriozisht nga rreziku i prekjes së organeve tepër jetike siç është zemrat, marrja e imuno-supresues nuk është konsideruar si rrezik i pranueshëm për pacientët si Linda.
Pas vendosjes së laringut, plaga u mbulua me garzë në mënyrë që kirurgët mund t’i shpojnë vazhdimisht enët e gjakut për të siguruar që laringu të furnizohej mjaftueshëm me gjak të freskët.
Vetëm tre muaj pas operacionit, në dy krahët dhe në qafën e Lindës, plagët u mbyllën plotësisht.
Profesor Delaere thotë se transplantimi i trakesë është tepër i vështirë pasi enët e gjakut janë tepër të vogla për të rivendosur furnizimin me gjak.
Ky kompleksitet i operacionit është edhe një arsye përse deri tani janë kryer shumë pak ose aspak transplantime të laringut.
Ekspertë në fushën e transplantimeve thonë se suksesi i këtij operacioni tregon gjithashtu se një ditë mjekët do të jenë në gjendja ta përdorin trupin e pacientit si një bioreaktor për rritjen e indeve të veta. Kjo, thonë ata, do të shmangte edhe përdorimin e barnave imuno-supresues te pacientët me organe të transplantuar.
VOA