Tre çajra për një bark të rrafshët

Dhjami në zonën e barkut rrit rrezikun nga sëmundjet dhe çrregullimet e caktuara, si sëmundjet e zemrës, diabeti, apnea dhe shtypja e lartë e gjakut.

Çajrat bimore përmbajnë pak yndyrë dhe shumë kompozime të vlefshme ushqyese. Ato përmbajnë polifenole, aminoacide dhe vitamina. Kompozimet e disa çajrave mund ta përshpejtojnë metabolizmin dhe djegien e yndyrës në mënyrë të konsiderueshme.

Çaji i gjelbër
Përmban polifenole të cilat e rrisin konsumin e kalorive dhe e stimulojnë trupin që t’i përdorë ato si energji, në vend se t’i ruajë si dhjam. Ai gjithashtu përmban polifenole të cilat rrisin konsumin e kalorive në fazën e pushimit. Kafeina në çajin e gjelbër gjithashtu përshpejton djegien e yndyrës.

Çaji oolong
Përshpejton metabolizmin i cili e ndihmon trupin ta shpërbëjë dhjamin në vend se ta ruajë atë. transmeton koha.net. Rregullon punën e sistemit të tretjes dhe parandalon ndryshimet e papritura në nivelin e sheqerit në gjak, që do të thotë se do të keni më pak dëshirë për mjelmësira.

Çaji guggul
Përdoret shpesh në mjekësinë Ayurvedike. Përshpejton metabolizmin dhe rrit numrin e kalorive të djegura gjatë pushimit. Përveç se e përshpejton humbjen e peshës, ky çaj stimulon largimin e toksinave nga trupi.