Tregim udhëzues: A nuk mendon se ke lënë diçka pas veti ?

Djali bashkë me babanë e tij ishin duke darkuar në një restorant.

Babai ishte një burrë jashtëzakonisht i moshuar e i dobët dhe teksa ishte duke darkuar i ra ushqimi në këmishë dhe pantallona. Personat tjerë, të pranishëm në lokal, e shikonin me neveri, derisa djali gjatë gjithë kohës ishte i qetë.

Pasi përfunduan darkën, djali i cili nuk ndihej aspak i turpëruar, e dërgoi të atin në tualetin e restorantit, pastroi ushqimin e mbetur nga rrobat, hoqi njollat dhe rregulloi flokët e syzet e të atit. Kur dolën nga tualeti, i gjithë restoranti i shikonin në heshtje, duke mos e kuptuar se si dikush mund ta turpëronte veten kaq shumë publikisht.

Djali pagoi faturën dhe të dy nisën ngadalë të largoheshin nga restoranti.

Në atë kohë, një burrë i moshuar, i cili ishte duke darkuar, papritur thirri djalin: “A nuk mendon se ke lënë diçka pas veti?”
Djali u kthye dhe shikoi: “Jo, zotëri, nuk e kam bërë!”

I moshuari iu përgjigj kësaj: “Po! Ti ke lënë mësim për çdo djal dhe shpresë për çdo baba në këtë planet!”

Në restorant mbretëroi heshtja!