Tregimi i nje vajze!

Ndodhe qe nuk do te mund te flesh pas dëgjimit te këtij tregimi, do te qashe gjate dhe do te pikëllohesh për këtë vajze, vajze 16 vjeçare.
Shoqja e saj i kishte thënë: Cfarë mendon, te drekojmë pas provimit?
Tha vajza: Nuk ka gjë te keqe.
Hipën bashke ne veturën, te cilën e ngiste vozitësi.
Vajza thotë: Nuk kam mundur te hetoje asgjë, vetëm atëherë kur vetura kishte kaluar zonën e banuar dhe kishte ndalur tek një zone e madhe bujqësore, e cila kishte derën e hapur. Na detyroi vozitësi te hymë brenda kur ja pashe një ndërtesë përpara. Kjo nuk qe shume e çuditshme se qe grumbulli i madh i te rinjve, te cilët e hapen derën e veturës dhe me nxirren jashtë. Me futen brenda shtëpisë ku qava e bërtita aq sa kisha fuqi. Por…por askush nuk me dëgjonte. Aty kishte je grumbull vashash djemsh.
Fillova te ndihem  frikësuar, e mërzitur dhe e pikëlluar… Cfarë është  duke ndodhur këtu? Ku jam unë? Kush janë këta? Cfarë do te me bëjnë?
Pyetje te shumta, te cilat me endeshin ne kokën time brenda sekondave te pakte, por nuk iu gjeja dot përgjigje.
Para vajzave pashe shume gota te çuditshme, për te cilat isha e bindur se ishin gota rakie keshtuqe me dhune unë dhe vajzat pimë raki duke u dehur dhe humbur vetëdijen.
Pas kësaj ata kishin hequr rrobat e mia dhe kishin kryer krimin, i cili qan qiejt e tokat…
A ke ide se çfarë do t’i pengonte ata? Kush do ta ruante nderin dhe moralin tim?
Me rrodhen lotët…mu thye zemra…për disa çaste te shkurtra me humbi nderi dhe përfundoi jeta ime…
Nuk isha vetëm unë por edhe vajza tjera, te cilat e shijuan këtë shije te hidhet. Natyrisht se tere ky krim ishte i shoqëruar me xhirim kamere, qe te jete si parathënie e një skene te mëpasshme.
…………….
U ktheva por e vdekur…Po e vdekur…humba nderin dhe moralin tim.
O Allah! A është e vërtet kjo qe ka ndodhur apo unë jam vetëm ne ëndërr? U ktheva por ah “Sikur te vdisja me pare te isha harruar”.
U ktheva por me lot, me lotët e nderit, lotët e pikëllimit dhe dëneset e plagëve…
A ke ide se si mund ta jetoje pjesën e mbetur te jetës? A ke ide se si mund ta shijoj kenaqesine e gjumit? Si do te martohem dhe te jem nuse beqareshe?
Mu zgjat pikëllimi por pas ca ditësh telefoni cingëroi…E kapa telefonin kur ja dëgjova zërin e djaloshit, i cili shkatërroi jetën time, duke me kërcënuar me xhirimet qe i kishte bere…
Qava por ai ishte kriminel i pafytyre dhe i pabese, te cilit i kishin humbur ndjenjat njerëzore duke mos patur dert tjetër përveç prostitucionit…
A mund te me tregosh: Kush me ndihmon ndaj tyre? Kush do te ma ruaje nderin tim dhe te vajzave tjera?
Vëlla! Mos me harro ne dua sepse unë gati sa nuk kam vdekur, madje vdekja për mua është me e mëshirshme sesa jeta…
http://www.denana.com
Ebu Xhihad Sultan El Umerijj
Përktheu: Sedat Gani Islami