Rtv Pendimi

TREGIMI PËR SAUDI AIRLINES BOEING 747-300

Për shkak të injorancës së pilotit të Saudi Airlines, njërit prej kapitenëve, në udhëtimin e drejtuar për në Indi shiko çfar ndodhi:

Kapiteni H. Al Ghamidi kishte gabuar dhe në vend se të zbres në Aeroportin civil në të cilin duhej të zbriste aeroplani, ai kishte zbritur në një aeroport ushtarak duke menduar se ai është vendi në të cilin duhet zbritur me aeroplanin më të madhë të Boeing 747-300. Ky aeroplan është më i madhi në botë për nga madhësia pas AirBusit.Vetë ulja e këtij aeroplani ishte një sfide e vërtetë për shkak të pistës së shkurtër. Kur erdhi koha për tu ngritur, piloti i lartëpërmendur kishte kërkuar falje dhe nuk kishte pranuar ta drejtoi aeroplanin për arsye se pista ishte shumë e shkurtër dhe nuk mjaftonte për ngritjen e një gjiganti të tillë. Saudi Airlines bëheshin gati që të bënin ndonjë marrveshje me ndonjë firmë Franceze apo Amerikane që ta zberthenin aeroplanin dhe ta merrnin atë pjesë pjesë, dhe kjo u kushtonte sa çereku i një aeroplani të ri të ngjashëm si ky.

Mirëpo para kësaj Saudi Airlines kishte dërguar tre pilotë të saj më të mirë që kishte: Kapitenin Fehd El Kahtani Kapitenin Shenan Ez Zahrani dhe Kapitenin Mehdi Es Sultan. Dy nga keta kishin refuzuar që në fillim edhe për ta provuar, përveç kapitenit Mehdi Es Sultan, i cili kishte kërkuar që aeroplanit ti hiqen të gjitha karriget dhe çdo gjë që kishte në të për tu bartur si dhe paksimin e lëndëve djegëse me qëllim që pasha e aeroplanit të ulej dhe që të mund ta ngrit aeroplanin në periudhën më të gjatë kohore për 15 sekonda, për shkak se gjatësia e pistes ishte e shkurtër dhe menjëherë pas pistes ishte e rrethuar me tel e menjëherë pas telit ishte një liqe.

Kërkesa e pilotit u pranua, si dhe organet përgjegjëse bënë të gjitha përgaditjet dhe projektet e duhura me qëllim që kjo përpjekje të ketë sukses. Pritej që të mos ketë sukses një përpjekje e tillë, për shkak se aeroplani ishte shumë i madhë dhe i nevojitej pistë dhe kohë më e gjatë që motorët ta ngritin aeroplanin nga toka, gjithashtu sa për tju informuar se aeroplani më i vogël në botë i duhet më së paku një minutë të plotë për ta ngritur aeroplanin nga pista. U mblodhën njerëzit për ta shikuar atë se çfar do të ndodhë, përqindja për të pasur sukses një përpjekje e tillë ishte shumë e vogël për të mos thënë ishte e pamundur.

Vetë personi i cili e kishte inçizuar këtë rast me kamer nuk kishte mundur ta paramendoj një gjë të tillë, ai ne vidon e inçizuar ndëgjohet duke thënë “nuk është e logjikshme”, 15 sekona???!!!

Ja linki shikoje… http://www.youtube.com/watch?v=YiFIONKDRpg

Me të vërtetë ia doli që të ngritet, ishte çudi, deri sa ishte shumë afër që të kapej në telin i cili rrethonte aeroportin dhe të binte në liqenin i cili ishte menjëherë pas telit. Ky kapiten, la pa tekst të gjithë, Indianet, Francezët dhe Amerikanët, të cilët shikonin aeroplanin tek ngritej.

Nje çekë prej 5000000(5 Milion) Rijal Saudi nga drejtori i Saudi Airlines për kapitenin Mehdi Es Sultan. U organizua një manifestin për ta nderuar kapitenin, ku si musafir kishte nje delegacion nga Organizata Botrore e Aviacionit nga Europa dhe Amerika, kryeministri Indian. I dhuruan shumë dhurata kapitenit Mehdi Es Sultan për ta nderuar për veprën heroike të tij.

Përktheu: Ramil SHERIFI

 

 

 

TË NGJAJSHME