Rtv Pendimi

Trëndafilat forcojnë kujtesën!

Të gjithë ne i adhurojmë ngjyrat dhe aromën e trëndafilave dhe kjo lloj luleje, është më e preferuara për t’ia dhuruar personit që e duam dhe e adhurojmë. Por a e keni ditur se aroma e trëndafilave forcon kujtesën dhe duket të jetë një aleat i mirë kundër sklerozës?

Në të vërtetë, shkencëtarët gjermanë, pas një eksperimenti konkret, kanë arritur në përfundimin se aroma e trëndafilave në kohën e gjumit gjallëron dhe forcon kujtesën e njerëzve, transmeton “Zëri.info”.

Në këtë eksperiment u aktivizuan 74 vullnetarë, të cilët duhej të mbanin mend dy objekte ose letra, duke përmbysur letrat njërën pas tjetrës.

Ndërkaq, disa nga “vullnetarët” thithnin aromë trëndafilash. Personat që kishin thithur aromë trëndafili kishin kujtesën më të fortë./(Zëri)

TË NGJAJSHME