Trileqe me nutella, e shpejtë dhe e shijshme

Ka marrë emrin trileqe me nutella për shkak se sherbeti i saj është me qumësht dhe shumë i shijshëm.

Përbërësit:

4ve
12 lugë sheqer
12 lugë vaj
12 lugë qumësht
12 lugë miell
4 lugë kakao dhe një pecivë

Shërbeti:

½ qumësht
5 lugë sheqer (ose më shumë nëse dëshironi më të ëmbël)
1 lugë schmand
2 lugë nutella

Udhëzimet:

Përzihen të gjithë përbërësit dhe piqen në temperaturë 200 gradë për 15 minuta
Pastaj vendoset sherbet i ftohët ngadalë deri sa t’a pijë gjithë qumështin
Pastaj lihet të ftohët dhe lyhet me masën me schmand dhe nutella
Vërejtje: Nutellen dhe schmandin përzieni së bashku, kurse sheqerin me qumështin.
Qumështi është sherbet kurse schmandi me nutellë është lyerja(glazura).