Trupat turke ofrojnë ndihmë për fëmijët në Sirinë veriore

Trupat turke që shërbejnë në zonën e operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë kanë shpërndarë ushqim dhe veshje dimërore për fëmijët sirianë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se ushtarët turk realizuan shpërndarjen e ndihmave nën koordinimin e Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Ndihma përfshinte 75 pako ushqimore, 200 pallto, 250 çizme plastike, si dhe 1.500 pelena për foshnje.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të pastruar terroristët e YPG/PKK-së nga Siria veriore, si dhe për të siguruar kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Që nga ajo kohë, Turqia ka arritur marrëveshje me SHBA-të dhe Rusinë për të detyruar grupin terrorist të tërhiqet nga ‘zona e planifikuar pa terror’.

Në fushatën e saj terrorist mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.