Rtv Pendimi
Lajme

Tryezë diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi

Organizatat joqeveritare Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizuan tryezë diskutimi me temë “Humbësja e madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, tha se dialogu me Serbinë zhvillohet sikur Kosova nuk ka Kushtetutën e saj, dhe vlerësoi se shkëmbimi i territoreve do të ishte i paligjshëm dhe jokushtetues.

Me rastin e korrigjimit të paralajmëruar të kufijve me Serbinë që e kërkon presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Hasani theksoi se në Kosovë kreu i shtetit nuk ka autoritet ekzekutiv dhe se çështja e sovranitetit territorial nuk është në kompetencë të presidentit.

Ai kujtoi se rasti i Kosovës është sui generis, sepse deri tani nuk ka ekzistuar një rast i tillë në botë, dhe se vendet individuale e kanë njohur Kosovën brenda kufijve që ishin në atë moment. Ai gjithashtu deklaroi se edhe pse Kosova nuk njihet nga Kombet e Bashkuara, kufijtë e Kosovës me Malin e Zi dhe Maqedoninë janë regjistruar në OKB dhe Kosova këto doemos duhet t’i respektojnë.

Hasani më tej theksoi se, ndryshe nga republikat e tjera, Kosova nuk është ndarë nga Jugosllavia, por nga Serbia dhe ekziston një rrezik real që do të kthehemi në pikën zero.

Politikologu Belul Beqaj vlerësoi se arsyeja pse shqiptarët në Serbi dhe serbët në Kosovë ndjehen të pasigurtë dhe pa perspektivë nuk ka lidhje me territorin, por me mënyrën sipas të cilës zbatohet politika dhe pushteti në terren.

“Shqiptarët në Luginë nuk janë të pakënaqur me territorin ku jetojnë, por me politikën diskriminuese që ushtrohet ndaj tyre. Serbët në Kosovë nuk janë të pakënaqur me territorin ku jetojnë, madje disa thonë që jetojnë në vendet më të mira. Por me politikat që nuk i ka bindë që shtetin e Kosovës ta përjetojnë si të vetin, ky është realiteti”, tha Beqaj.

Sipas mendimit të tij, shkëmbimi i territoreve do të kishte pasoja dhe nuk do të ishte zgjidhje afatgjate, sepse nuk do të zgjidhte çështjet e pakicave. Beqaj konsideron se shtetet etnike nuk janë zgjidhje, se ato janë zgjidhje anakronike dhe anti-evropiane.

Nga ana tjetër, Fisnik Halimi, një analist politik, mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se kjo ide nuk është e re, as nuk është ideja e presidentit Hashim Thaçi. Halimi tha se dështimi për të marrë një karrige në Kombet e Bashkuara e solli Kosovën në situatën aktuale, gjë që është shumë e vështirë. Sipas tij, është e vështirë sepse Kushtetuta e Kosovës rrjedh nga paketa e Ahtisaarit që lejon minoritetin serb në disa çështje për të drejtën e vetos në Kuvendin e Kosovës.

“Kosovën sot nuk e njohin rreth 100 shtete të botës. Nuk e njohin as shtetet e Bashkimit Evropian, nuk e njohin së paku 4 a po 5 shtete të NATO-s dhe çka është shumë e rëndësishme nuk e njohin edhe 5 për qind e popullatës së saj, e cila popullatë ka madje edhe të drejtën e vetos. Për të vazhduar më tutje, ne duhet të jemi koheshientë, ne kemi një padëgjushmëri qytetare në veriun e Kosovës, kemi padëgjushmëri e cila zgjat qe 20 vite”, tha Halimi.

Të ngjajshme

Madhështore: Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ bën me shtëpi 128 familje më 28 nëntor, në dekadën e parë të themelimit të saj

Urim Isma

SHBA-ja thotë se paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Urim Isma

Alvin Berisha, nga kampi sirian, bashkohet me babain dhe dy motrat në Itali

Urim Isma

Në PZAP dorëzohen 100 ankesa nga subjektet politike dhe kandidatët

Urim Isma

Pas protestave, MASHT-i anulon konkursin për bursa

Urim Isma

Ramiz Lladrovci ftohet nga Specialja

Urim Isma

Studentët kërkojnë anulimin e konkursit për bursa, paralajmërojnë ndërprerje të mësimit

Urim Isma

Presidenti maqedonas Stevo Penadrovski pritet të takojë Macronin javën tjetër

Urim Isma

Bllokohet shitja e biletave për ndeshjen me Francën, vetëm një sektor i lirë

Urim Isma