Përbërësit:
2.5 dl ujë
205 dl qumësht
1 filxhan vaj
250-300 gr miell
1 pecivë
4 ve të plota
1 e kuqe e vesë
Për sherbetin:
1 kg sheqer
1/2 l ujë
Përgatitja:
2.5 dl ujë, 2.5 dl qumësht dhe 1 filxhan vaj vlojnë së bashku dhe pasi të largohen nga zjarri i hedhim miellin ngadale duke përzier mirë, dhe 1 pecivë. Pasi përzihet mirë i hedhim 4 ve të plota dhe 1 të kuqe të vesë. Nga ky material nxirren tullumbat, ne formen e tyre, apo sipas formes që ju dëshironi, të cilët fërgohen në vaj dhe pastaj i qesim në sherbet i cili përgatitet paraprakisht në këtë formë:
1 kg sheqer hedhim në një enë dhe 1/2 l ujë, vlojnë së bashku për 7/8 min. Dhe e heqim nga zjarri.