thumbs_b_c_d737f907246b37fb7e5ced37ed97882c

Türkiye dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje në fusha të ndryshme

Türkiye dhe Arabia Saudite nënshkruan të hënën një seri marrëveshjesh që përfshijnë investimet, industrinë e mbrojtjes, energjinë dhe komunikimet, raporton Anadolu.

Marrëveshjet u nënshkruan pas takimeve të delegacionit të udhëhequr nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman në qytetin e Xhides.

Presidenti Erdoğan më herët pati një takim me princin e kurorës pas dyerve të mbyllura në Pallatin Mbretëror Al-Salam.

Udhëheqësi turk mbërriti të hënën në Arabinë Saudite si pjesë e një turneu treditor të Gjirit për të forcuar lidhjet.

Në pjesën e parë të udhëtimit të tij, ministri i Jashtëm saudit Faisal bin Farhan al-Saud dhe zyrtarë të tjerë pritën Erdoğanin në aeroportin e Xhides.

Presidenti po shoqërohet nga anëtarë të kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë turq.

Pas Arabisë Saudite, Erdoğan do të vizitojë Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.