12207658-BE3F-4A4F-AB77-C10D29F6192A

Türkiye, një mace shpëtohet nga rrënojat 153 orë pas tërmetit

Një mace e bllokuar nën rrënoja për 153 orë pas tërmeteve të fuqishme në Türkiye-n jugore është shpëtuar gjallë nga ekipet në terren, raporton Anadolu.

Macja është shpëtuar në Kahramanmaraş, epiqendrën e tërmetit, nga ekipet e dërguara nga Bashkia Isparta.

Macja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me epiqendër në Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanliurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.