Rtv Pendimi

TURPI

Dikur gjithçka ishte nё rregullё

nё sy na shfaqej njё mjegullё,

derisa turpin e kishim pjesё tё imanit

dallonim hallallin prej haramit.

 

Sotё kohёrat kan ndryshu

turpin prej vetes kem largu,

kinse,tentojmё me u modernizu

rrugёn e Zotit kem lёshu.

 

Dikur kur burrat kolleshin nё shtёpi

shkonin punёt pёr mrekulli,

por sotё kur gratё u bёn burrnesha

punёve u dalin zot si luanesha.

 

Dikur s’imagjinohej njё dalje e zbuluar

sotё ёshtё prapambeturi njё dalje e mbuluar,

me orё tё tёra harxhojnё nё pasqyrё

vetёm qё t’ju thojnё “Vau sa dukeni mirё”.

 

Dikur nё rrugёt e pazarit uleshin shikimet

sotё nguliten,derisa nё horizont objektivi tё mos duket.

Dikur nga mbulesa dalloheshin motrat besimtare

sotё prej lakuriqёsis s’dallohen fare.

 

Dikur burrat e fjalёs tentonin me ju ndihmue

sotё shoqёria e afёrt planifikon si me ju mashtrue,

nё prezencёn tuaj thurin fjalё meradie

e nё mos prezenc kundёrmon aromё pabesie.

 

Dikur prindёrit ishin tё respektuar

sotё nё shtёpi tё pleqёve janё dёrguar,

pёr pёrkujdesje as mos me bisedue

se pёrndryshe,me gruan duhet idhnue.

 

 

Dikur fjala mendohej tri herё e thuhej njё herё

sotё fatkeqёsisht pa mendue dalin çdoherё.

Dikur fjalёt thuheshin nga zemra me dashuri

sotё dalin nga majat e buzёve me hipokrizi.

 

Dikur nёpёr konaqe shtohej muhabeti

pleqnoheshin punёt e kёnaqej mileti,

sotё prej kur doli pusto interneti

humbi lezeti dhe u zhduk muhabeti.

 

Dikur turpi ruante shtёpi e ndizte oxhaqe

sotё nga paturpёsia po shuhen konaqe,

nё mes natё vajza delё nga shtёpia

nё mёngjes kthehet e thotё mё falё baba kёshtu e ka dashnia.

 

Dikur dashurohej nё emёr tё Zotit

sotё dashurohet nё emёr tё interesit.

Dikur nё sy tё thuheshin gabimet

sotё ato mund ti kuptosh nga pёrgojimet.

 

Turpi ngjason me njёshin nё vlerё matematikore

po e humbe atё,zerot pas njёshit janё jovlerore.

Turpi ёshtё pengesё kryesore nё rrugёn e mёkatit

prandaj ruaje si syt,qё tё mos bёhesh lodёr e shejtanit.

 

Kёto vargje fund nuk kanё

sado qё tё shkruaj kotё e kam,

vargjet janё paksa pёr tё buzёqeshur

por fatkeqёsisht,nё çdo prag shtёpie vend kanё gjetur.

 

                                                        Shkruar nga : Xhemshit Jusufi

                                                                                  13.Dhjetor.2015

TË NGJAJSHME