Turqi, 106-vjeçarja dëshmitare e dy pandemive

Turqi, 106-vjeçarja dëshmitare e dy pandemive

Përgjatë jetës së saj, një grua turke 106-vjeçare ka parë dy pandemi, atë të malarias dhe COVID-19, dhe i lutet Zotit për të mbrojtur dhe ndihmuar profesionistët e zellshëm të kujdesit shëndetësor, raporton Anadolu Agency (AA).

Safiye Pehlivan lindi në Greqi, në një fshat afër provincës veriperëndimore Edirne të Turqisë dhe u transferua në Turqi me familjen e saj në vitin 1956.

Pehlivan ka një dietë të shëndetshme dhe fle rregullisht, duke shkuar në shtrat herët në mbrëmje dhe duke u ngritur me t’u zbardhur dita. Ajo po ashtu shmang ushqimin e përpunuar dhe sugjeron të shmangni stresin për një jetë të gjatë.

Malaria

Pehlivan për AA tha se kujton kohën e epidemisë së malaries në Greqi në fillim të viteve 1950. Duke deklaruar se malaria gjithashtu u kushtoi me jetë shumë njerëzve, ajo tha se dy nga vëllezërit e motrat e saj humbën jetën nga sëmundja.

Ajo i nxit njerëzit të ndjekin masat e sigurisë së koronavirusit (COVID-19).

Duke thënë se i vjen shumë keq për profesionistët e kujdesit shëndetësor, ajo i quajti të paçmueshme përpjekjet e tyre në vijat e para të luftës kundër virusit.

Malaria transmetohet tek njerëzit përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Megjithëse është e parandalueshme dhe madje e shërueshme, përsëri është një sëmundje e rrezikshme për jetën, thotë Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Njerëzit që preken nga malaria zakonisht kanë ethe të forta, një sëmundje e ngjashme me gripin.

Që nga shfaqja në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019, pandemia e COVID-19 ka marrë më shumë se 2.7 milionë jetë në gjithë botën.

Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me bazë në SHBA mbi 123.7 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën, me rikuperimet që kalojnë shifrën 70 milionë.

SHBA,, Brazili dhe India mbeten vendet më të goditura për sa i përket rasteve.