Turqi, gjetja e kafkës parahistorike të elefantit zbulim i rëndësishëm

Një fosil i kafkës së plotë 7.5 milionë vite i vjetër që i përket Choerolophodon pentelici, i njohur si paraardhësi i elefantëve, i zbuluar në Turqinë qendrore dëshmon se është zbulim i rëndësishëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kafka u gjet në bregun e digës së liqenit Yamula në provincën Kayseri vitin e kaluar ndërsa ekzaminimi i saj u krye nga një nga ekspertët e paktë të Proboscidea – një rend taksonomik i gjitarëve afroterianë në botë, thuhet në deklaratën e Komunës Kayseri.

Juha Saarinen, profesor në Departamentin e Gjeoshkencave dhe Gjeografisë në Universitetin e Helsinkit, erdhi në Kayseri dhe përfundoi ekzaminimet e fundit të kafkës, thuhet në deklaratë.

Oksan Basoglu, kreu i ekipit të gërmimit i cili vazhdon punën në vendin e zbulimit, informoi kryetarin e bashkisë së qytetit, Memduh Buyukkilic, në lidhje me procesin.

Basoglu tha se shkencëtari finlandez Saarinen “punoi në kafkën e madhe dhe të plotë për dy ditë të plota”.

“Kjo do të publikohet në një revistë shumë të respektuar jashtë vendit sepse është një fosil shumë domethënës”, citoi ajo të thoshte Saarinen.

Basoglu tha se do të jetë pika referuese për ta dhe së shpejti emrat e Kayseri dhe Yamula do të zënë vendin e tyre në letërsinë botërore.

“Për këtë arsye, është një zhvillim shumë thelbësor për ne. Kayseri, në një kuptim, do të jetë qendër e paleontologjisë”, tha ajo, duke iu referuar studimit të historisë së jetës në Tokë bazuar në fosile.

Ajo tha se studimet në laborator po vazhdojnë pa asnjë ndërprerje.

Kryebashkiaku Buyukkilic theksoi mbështetjen e tyre për shkencëtaren dhe shprehu kënaqësi për zhvillimet në lidhje me fosilin.

Më tej theksohet se Saarinen, i cili ka punuar në shumë zona nga Evropa në Lindjen e Mesme deri në Kinë dhe SHBA, deklaroi se fosili i kafkës së plotë që i përket Choerolophodon pentelici është mostra e vetme në botë dhe është më e madhe në masë sesa fosilet e gjetura të elefantëve në lokalitete të tjera bashkëkohore në botë.

Po ashtu u potencua se kur shikon një ekzemplar të kafkës plotësisht të ruajtur dhe unike dhe fosile të tjera të gjetura në provincë, siç tha ai, Kayseri do të jetë një referencë për paleontologjinë në botë.

Në punën e gërmimit të kryer në rajon që nga viti 2017, u gjetën mostra të gjirafave, katër deri në pesë specie të njohura si paraardhësit e elefantëve, rinocerontët dhe kuajt me tre thundra.