thumbs_b_c_91221b0ad946859dee8ad12433f4e6d2

Turqi, haset një specie e re e shpezës në Liqenin Çıldır

Një specie e re e shpezës, rosë e butë, është hasur në Liqenin Çıldır në pjesën lindore të Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një ekip nga shoqata turke “KuzeyDoğa” e ruajtjes së mjedisit vuri re rosën në fshatin Taşbaşı të provincën Kars.

Emrah Çoban, koordinator i shoqatës, për AA tha se vëzhgimi i rregullt i shpendëve dha fryte.

“Gjatë vëzhgimeve tona në Liqenin Çıldır, një nga liqenet më të mëdhenj në Anadollin Lindor, ne hasëm një rosë që nuk ishte parë më parë në Kars”, tha Çoban.

“Sigurisht, ishte ndër speciet që e prisnim në dimër, por nuk e kishim parë deri më sot”, shtoi ai.

Rosa mashkull ka ngjyrë të bardhë me shpinë të zezë, ndërsa femra ka ngjyrë gri me një kokë ngjyrë të kuqe-kafeje.

Duke nënvizuar se shumë zona me këneta në Anadollin Lindor ishin ngrirë për shkak të kushteve të vështira të dimrit, ai tha se të gjithë shpezët u mblodhën në liqenin Çıldır pasi ai nuk ngriu.

“Rosa e butë ishte në formën e dimrit dhe ishte 1-vjeçare. Është një zbulim i bukur sepse është një pamje e rrallë në Turqi”, tha Çoban, duke shtuar se numri i specieve të shpezëve në Kars është rritur në 307.

Liqeni Çıldır u ofron turistëve pamje piktoreske, ndërsa në afërsi mund të bëni edhe shëtitje me kuaj.

Në dimër, entuziastët e peshkimit mund të imitojnë Eskimot, duke peshkuar nëpërmjet një vrime të hapur në liqenin e ngrirë.

Në verë, liqeni tërheq vizitorët me bukurinë e tij natyrore dhe speciet e shpezëve.