Rtv Pendimi

Turqi, jahti me pamje të anijes kozmike filmohet nga afër

MUĞLA (AA) – Jahti me pamje të anijes kozmike “Adastra” i cili ankoroi në Bodrum të qytetit Muğla, u filmua nga afër, raporton Anadolu Agency (AA).

Jahti i biznesmenit Antony Marden i gjatë 42 metra dhe me vlerë prej 30 milionë dollarë një kohë po qëndron në ujërat e qytezës Bodrum, ndërsa me pamjen interesante tërheq vëmendjen.

Jahti gjithashtu mund të arrijë një shpejtë të lartë të lundrimit.

Brenda tij ka 9 kabina si dhe tarracë për t’u rrezitur dhe xhakuzi ndërsa drejtohet nga 6 persona të ekuipazhit. Gazetarët e filmuan nga afër jahtin me pamje të anijes kozmike.

Antony Marden është pronar i Fenwick Shipping Services, një kompani e specializuar për anijet.

TË NGJAJSHME