Rtv Pendimi
Lajme

Turqi, mbi 50 ushtarakë në paraburgim për lidhje me FETO-n

Gjithsej 50 ushtarakë dhe tre persona të tjerë u mbajtën në paraburgim për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që orkestroi tentimin e dështuar të grusht shtetit në vitin 2016 në Turqi, njoftuan burimet gjyqësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokurorët në Ankara mbajtën në paraburgim 50 pjesëtarë të xhandarmërisë me detyrë aktive dhe tre të ashtuquajtur “imamë të fshehtë” për shkak të komunikimit në mënyrë periodike dhe të vazhdueshme me anëtarët e tjerë të FETO-s përmes kabinave telefonike, tha zyra e kryeprokurorit publik në Ankara.

Në një operacion tjetër në provincën qendrore Konya, zyra e kryeprokurorit publik lëshoi urdhër arresti për 53 ushtarakë aktivë për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me të ashtuquajturit “imamë të fshehtë” të grupit terrorist FETO.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grusht shtetit të dështuar më 15 korrik 2016, në të cilën ranë dëshmorë 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes depërtimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor./AA/

Të ngjajshme

Gjenden 39 kufoma brenda një kamioni në Britaninë e Madhe

Urim Isma

Shefi i Pentagonit në Irak për të biseduar tërheqjen e trupave nga Siria

Urim Isma

Shqiptarët më dembelët e Evropës, 80 për qind nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik

Urim Isma

Thaçi për rezolutën “Bytyqi”: Kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një

Urim Isma

Erdoğan: Turqia dhe Rusia nuk do të lejojnë asnjë ‘axhendë separatiste’ në Siri

Urim Isma

Sot pritet të takohen përsëri LVV-LDK

Urim Isma

Viktimat e krimit në Kosovë, të pambrojtura

Urim Isma

Rinumërohen mbi 73% e vendvotimeve

Urim Isma

Vuçiq: Kurti po shoqërohet me Rada Trajkoviqin, Beogradi nuk e sheh Kosovën me dylbi ushtarake

Urim Isma