Rtv Pendimi
auto lider
Samet Tours
Vip Well
Good life Restaurant
Lajme

Turqi, një nga qilimat më gjigant në botë lahet pas 120 vitesh

Muslim Shop

Një nga qilimat më gjigant në botë i vjetër gati 120 vite, i cili zbukuron dyshemenë e sallonit gala të Pallatit Yildiz, kohët e fundit është nxjerrë nga pallati për t’u pastruar dhe restauruar, shkruan Anadolu Agency (AA).

Qilimi “Hereke” i punuar në vitin e largët 1897, zbukuron dyshemenë e sallonit gala me rastin e takimit të atëhershëm të Sulltan Abdulhamidit II dhe Mbretit gjerman Wilhelm II.

Pas 12 dekadash qilimi për herë të parë është nxjerr nga pallati dhe u la në një pishinë të ndërtuar enkas me mjete të veçanta për ta përgatitur për procesin e restaurimit.

Qilimi peshon rreth 3 ton dhe mbulon një sipërfaqe prej 468 metrash katrorë. Sallonit të vet do t’i kthehet përsëri pas restaurimit i cili do të zgjasë rreth 3 vite.

Zv/drejtori i Departamentit për Menaxhim me Pallatet Kombëtare të Turqisë, Ahmet Çapoğlu për AA tha se ky është qilimi më i madh në Turqi dhe një nga më të mëdhenjtë në botë.

“Ky është një artefakt i çmuar historik. Sulltani Abdulhamid e pati urdhëruar të bëhet me rastin e pritjes së Mbretit gjerman Wilhelm. Larat në qilim janë dizajnuar nga piktori i oborrit Emil Meinz”, tha Çapoğlu.

Qilimi është dizajnuar në përputhje me stolitë në muret dhe tavanin e Sallonit të Madh në pallat ndërsa Çapoğlu tha se qilimi është dërguar në një vend të veçantë për restaurimin që ishte i nevojshëm, sepse me kalimin e kohës ka pasur dëme të dukshme.

Larja e qilimit ishte gjithashtu një angazhim i përkushtueshëm, me ç’rast u përdor një detergjent i veçantë, i bërë nga ekspertë të Universitetit Teknik të Stambollit.

“Me restaurimin e qilimit në 2,3 deri 3 vitet e ardhshme do të merren profesionistë të Departamentit për Menaxhim me Pallatet Kombëtare të Turqisë”, tha Çapoğlu.

Të ngjajshme

Përfundoi me sukses për këtë vit rituali i Haxhit

Kushtrim Guraj

28 Nëntori i katërt – Hoxha Halil Kastrati hapë një kapitull të ri në epokën tonë.

Kushtrim Guraj

Kroacia do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

Kushtrim Guraj

Ekskluzive – “Hafëzat e Trojeve Shqiptare” seriali që do të nis në vitin 2019 në RTV Pendimi

Kushtrim Guraj

“Shkaku i konflikteve të brendshme në Libi është ndërhyrja e NATO-s”

Kushtrim Guraj

DW: Eufori e dirigjuar në Luginën e Preshevës

Kushtrim Guraj

Haradinaj i drejton thirrje Vuçiçit për reflektim

Kushtrim Guraj

Haradinaj priti anëtarin e Këshillit Bashkiak të New Yorkut, Mark Gjonaj

Kushtrim Guraj

Tatim për xhamitë në Gjermani

Kushtrim Guraj