Linja me Tren me Shpejtësi të Lartë (YHT) Ankara-Stamboll ka filluar udhëtimet e para në datën 25 korrik.
Ceremonia e parë e përurimit të këtij projekti u mbajt në stacionin e trenit në Eskishehir (Eski?ehir Gar?) me pjesëmarrje edhe të Kryeministrit Recep Tayyip Erdo?an. Në fjalën që mbajti këtu Ai deklaroi se gjatë javës së parë udhëtimet do të ishin falas.
Gjatë ditës në këtë linjë bëhen 12 udhëtime vajtje-ardhje dhe në 48 udhëtimet e 4 ditëve të para udhëtuan gjithsej 24 mijë e 156 pasagjerë.
Kurse në linjën Ankara-Eski?ehir gjatë datave 26-30 korrik në 32 udhëtime u mirëpritën në trenin e shpejtë 11 mijë e 732 pasagjerë.
Edhe në linjën hekurudhore të shpejtësisë së lartë Ankara-Konya gjatë 5 ditëve të Bajramit të Ramazanit në 56 udhëtime vajtje-ardhje, udhëtuan gjithsej 15 mijë e 464 pasagjerë.
Kështu që gjatë gjithë javës së pushimeve të Bajramit, populli tregoi një interes të madh për të gjitha linjat e trenave me shpejtësi të lartë.