Rtv Pendimi
Kuriozitete

Turqi, zbulohet vulë e vjetër 8 mijë vjet

Një vulë prej argjile që daton 8.000 vjet më parë, gjegjësisht nga Epoka e Bronzit, është zbuluar në perëndim të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Vula rrethore në formë të diellit, me diametër shtatë centimetra, u gjet në zonën arkeologjike Yeşilova, zona më e vjetër e banuar në provincën e Izmirit.

Arkeologu Zafer Derin, i cili kryeson ekipin e gërmimit, tha për AA se vula është e rëndësishme, si për nga madhësia ashtu edhe për nga dizajni i saj.

“Ne gjetëm një nga vulat më të mëdha në Anadoll”, tha ai.

Derin tha se vula e madhe ishte tharë dhe e pjekur në diell dhe gjithashtu simbolizon diellin.

“Ne e dimë se personi që zotëronte këtë vulë ishte një administrator”, tha Derin.

Ai tha se qëllimi i vulës do të kuptohet më mirë pasi të shqyrtohet në detaje me ndihmën e mikroskopit.

Derin tha se dielli 8.000 vjet më parë ishte simbol i fuqisë, duke shtuar se zbulimi do të shkruhet në artikull shkencor në mënyrë që e gjithë bota të mësojë për këtë gjetje të rëndësishme.

Të ngjajshme

Gjuha arabe është e jashtëzakonshme

Kushtrim Guraj

Francë, vala e nxehtë solli temperatura të larta rekorde

Kushtrim Guraj

Shkencëtari japonez e pranoi Islamin për shkak të ajetit për fikun dhe ullirin

Kushtrim Guraj

Qatar Airways linja numër një ajrore në botë

Kushtrim Guraj

Turistët interesim të lartë për “ylberin në tokë”

Kushtrim Guraj

Qyteti turk Iğdır një nga vendet më të rëndësishme për shkencën e zogjve

Kushtrim Guraj

Minberi i Salahudinit në Xhaminë e Qytetit Halil ( Ibrahimi alejhi selam )

Kushtrim Guraj

37 vjet pa e humbur asnjë namaz në xhaminë Pejgamberit a.s.

Kushtrim Guraj

Imami e punon xhaminë lëvizëse

Kushtrim Guraj