Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Lajme

Turqia dënon vendimin e BE-së për të suspenduar bisedimet e nivelit të lartë

Muslim Shop

Vendimi i Këshillit Evropian (KE) për të suspenduar bisedimet e nivelit të lartë me Ankaranë nuk do të ndikojë në vendosmërinë e Turqisë për të vazhduar aktivitetet për hidrokarbure në Mesdheun Lindor, thonë nga Ministria turke e Punëve të Jashtme, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e qipriotëve turq dhe do të rrisë aktivitetet e saj në këtë aspekt, qëndron në kumtesën e lëshuar nga ministria.

Në të po ashtu thuhet se “ky vendim tregon se sa paragjykues dhe i njëanshëm është Bashkimi Evropian në çështjen e Qipros pasi qipriotët turq, të cilët kanë të drejta të barabarta për burimet natyrore të ishullit nuk përmenden dhe injorohen”.

Ky vendim, sipas Ministrisë së Jashtme turke, është shembulli i fundit se si grekët dhe qipriotët grekë e keqpërdorin anëtarësimin në BE në përputhje me pozitat e tyre maksimaliste dhe se si vendet anëtare të BE-së janë bërë një instrument për kryerjen e këtij keqpërdorimi.

KE publikoi një deklaratë përfundimtare pas takimit të djesheëm teë Këshillit të BE-së për çështje të jashtme ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare.

Në kumtesën e Këshillit thuhet se për shkak të “aktiviteteve të vazhdueshme dhe të reja të shpimeve ilegale të Turqisë, Këshilli do të suspendojë bisedimet për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Transportit Ajror dhe ka rënë dakord që të mos mbahet Këshilli i Asociimit dhe takimet e mëtejme të dialogut të nivelit të lartë BE-Turqi për momentin”.

Të ngjajshme

Rekord dëbimesh nga Gjermania në pesë vitet e fundit

Qëndrim Ibrahimi

Rebelët Houthi sulme të reja me dronë ndaj Arabisë Saudite

Qëndrim Ibrahimi

Rreth 6 milionë euro i kushtojnë zgjedhjet Kosovës, kushtetuesja ‘bllokon’ Ministrinë e Financave

Qëndrim Ibrahimi

Haradinaj:Nuk do te ndalem që ta mbaj Serbinë jashtë Kosovës

Qëndrim Ibrahimi

I pastrehë e i palëvizshëm, tani vullnetar i Halil Kastratit

Qëndrim Ibrahimi

Marrëveshja e shekullit ose pushtimi i shekulli

Qëndrim Ibrahimi

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj