Rtv Pendimi
Lajme

Turqia dërgon donacion për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për të luftuar me COVID-19

Turqia dërgon donacion për Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë dhe Hercegovinën që përbëhet me pajisje mjekësore dhe masa mbrojtëse për institucionet e këtyre vendeve për të menaxhuar krizën e krijuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Turqia për të mbështetur luftën kundër COVID-19, me udhëzim të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka dërguar ndihma mjekësore, me kërkesë të 5 vendeve Ballkanike në mesin e tyre edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Maskat, kominoshet dhe kitet e diagnostikimit të shpejtë të përgatitur nga Ministria turke e Shëndetësisë, janë ngarkuar në avionin kargo A400M në Aeroportin Ushtarak Etimesgut në Ankara, prej ku u nisën.

Avioni fillimisht do të shkojë në Serbi, ndërsa më pas në vendet tjera.

“Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”, shkruan në turqisht dhe gjuhët përkatëse mbi ndihmat, fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi.

Turqia edhe javën e kaluar kishte dhuruar ndihma mjekësore Italisë dhe Spanjës.

Të ngjajshme

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Kushtrim Guraj

OKB nuk arriti të mbledhë fondin humanitar prej 2,4 miliardë dollarë për Jemenin

Kushtrim Guraj

OKB dërgon mbi 100 maune me ndihma në Idlib

Kushtrim Guraj

Kosovë, seanca për votimin e qeverisë së re do të mbahet të mërkurën

Kushtrim Guraj

Turqia u bën thirrje të rinjve të suksesshëm të vazhdojnë arsimimin në vend

Kushtrim Guraj

Turqia hap një spital tjetër të urgjencave në Stamboll

Kushtrim Guraj

Thaçi: Është hapur rruga për krijimin e qeverisë së re

Kushtrim Guraj

Qeveria e Kosovës shton masa të reja të reciprocitetit tregtar me Serbinë

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite hap xhamitë, pezullimi vazhdon në Mekë

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU