Rtv Pendimi
Lajme

Turqia dhe SHBA bisedojnë për të zgjidhur çështjet F-35 dhe S-400

Turqia dhe SHBA kanë filluar bisedimet për të zgjidhur dallimet e tyre në sferën ushtarake, tha zëdhënësi e Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për transmetuesin publik të Turqisë TRT, Kalın tha se bisedimet do të zhvillohen në nivel dypalësh dhe jo nën mbikëqyrjen e NATO-s.

Blerja e sistemit të avancuar rus për mburojë raketore nga ana e Turqisë shkaktoi që administrata e presidentit amerikan Donald Trump në muajin korrik të largojë Turqinë nga programi i avionit luftarak të gjeneratës së pestë, F-35.

SHBA pohon se sistemi mund të përdoret nga Rusia për të fituar detaje të klasifikuara për avionin dhe se nuk është në përputhje me sistemet e NATO-s.

Megjithatë, Turqia pohon se sistemi S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s, e as nuk paraqet kërcënim për aleancën.

“Dy presidentët na emëruan mua dhe (këshilltarin amerikan për siguri kombëtare) Robert O’Brien gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë. Ne kemi filluar me punë teksa flas”, tha Kalın.

“Sistemi S-400 mund të përdoret në mënyrë të pavarur pa u integruar në sistemin mbrojtës të NATO-s”, shtoi ai.

Kalın gjithashtu tha se presidenti rus Vladimir Putin pritet që të vizitojë Ankaranë në pjesën e parë të muajit janar.

“Mund të ketë ceremoni për përfundimin e projektit Rrjedha Turke. Gjithashtu, do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale”, tha Kalın.

Të ngjajshme

Erdogani tregon se kur do të përfundojë ndërtimi i 500 banesave në Shqipëri

Urim Isma

Kavajë/Pas tërmetit Dr. Shefqet Krasniqi viziton Kavajën, takohet nga Kryebashkiaku Krali

Kushtrim Guraj

Vaksinat kundër gripit arrijnë sot, shpërndahen javën tjetër

Urim Isma

Rama dhe Cakaj drejt Bratislavës, Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Urim Isma

Lufta kundër racizmit, në Norvegji do të shpërndahen 10.000 kopje të Kuranit

Urim Isma

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 300 mijë euro ndihma për Shqipërinë pas tërmetit

Urim Isma

Ndodh në Maqedoni, nxënësit publikojnë video në Instagram duke thyer dyert dhe bankat e shkollës

Urim Isma

Mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti, arrestohet drejtori i fondacionit në Tiranë

Urim Isma

Koalicioni LVV-LDK, Vjosa Osmani thotë se ka hapësirë që të gjendet zgjidhja

Urim Isma