Turqia eksporton kajsi të thata në 105 vende

Turqia eksporton kajsi të thata në 105 vende

Turqia eksportoi 65.620 tonë kajsi të thata, të prodhuara në provincën lindore Malatya, në 105 vende në tetë muajt e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të ardhura prej 216 milionë dollarësh janë gjeneruar nga eksportet e kajsive të thata të cilat do të kontribuojnë në ekonominë e vendit dhe prodhuesit, tha Ramazan Özcan, kreu i Bursës së Mallrave të Malatya-s.

Edhe pse eksportet u ulën me 10.000 tonë, të ardhurat e gjeneruara u rritën me 20 milionë dollarë krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, tha Özcan.

SHBA-ja ishte importuesi kryesor i kajsive të thata turke me 9.200 tonë, ndjekur nga Gjermania dhe Franca me 5.200, përkatësisht 5.100 tonë.

Kajsitë e famshme të Malatya-s kanë fituar treguesin gjeografik të BE-së në korrik të vitit 2017. Provinca turke prodhon 85 për qind të kajsive të thata në botë.