Turqia është vendi që mirëpret më shumë azilkërkues në botë

Sipas Raportit të Trendeve Globale të këtij viti të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), numri i njerëzve të zhvendosur nga dhuna dhe persekutimi në botë është rritur me një numër rekord në 10 vitet e fundit.

Sipas raportit, më shumë se 82 milionë e 400 mijë njerëz u zhvendosën në të gjithë botën në vitin 2020.

Pavarësisht nga kufizimet e udhëtimit të vendosura vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, rreth 3 milionë më shumë njerëz u detyruan të lënë shtëpitë e tyre.

Sirianët, venezuelasit, afganët, sudanezët dhe myslimanët arakanezë janë midis atyre që kanë lënë vendin e tyre.

Fëmijët nën moshën 18-vjeç përbëjnë 42 për qind të të zhvendosurve. Rreth një milion fëmijë kanë lindur si azilkërkues midis 2018 dhe 2020.

Sipas të dhënave të OKB-së, Turqia është një nga vendet që pranon më shumë azilkërkues.

Turqia, e cila pret rreth 3 milionë e 700 mijë azilkërkues, ka pasur numrin më të madh të refugjatëve në të gjithë botën për shtatë vitet e fundit.

Ajo u pasua nga Kolumbia me 1.7 milion, Pakistani dhe Uganda me 1.4 milion dhe Gjermania me 1.2 milion.

Në raport bëhet e ditur se heqja e kufizimeve të Covid-19 do të intensifikonte konfliktet në të gjithë botën, duke shtuar se mungesat e ushqimit dhe kushtet klimatike do ta përkeqësonin edhe më keq.