Turqia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të lajthive në botë, ndërsa vitin e kaluar vendi regjistroi eksporte prej gati 344.370 tonësh, duke gjeneruar të ardhura prej 2,26 miliardë dollarësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Frutave të Thata të Detit të Zi, të marra nga gazetari i AA-së, Turqia sezonin e kaluar ka eksportuar 344.370 tonë lajthi. Lajthitë u eksportuan në 122 vende të botës, nga të cilat Turqia grumbulloi 2,26 miliardë dollarë.
Kjo është një rritje e ndjeshme krahasuar me një vit më parë, në vitin 2020, kur Turqia eksportoi lajthi prej pak më shumë se 280 mijë tonë dhe fitoi 1,94 miliardë dollarë.
Gjermania është tradicionalisht një nga blerësit më të mëdhenj të lajthive turke. Sezonin e kaluar ky vend importoi nga Turqia 82.646 tonë, ose 536,3 milionë dollarë.
E ndjekur nga Italia e cila importoi lajthi me vlerë 497,5 milionë dollarë dhe Franca me 163,5 milionë dollarë.
Një nga tregjet që ka treguar zhvillimin më të madh të eksportit të lajthisë turke në vitet e fundit është Kina. Vitin e kaluar këtij vendi i janë shitur 11.054 tonë lajthi, kurse të ardhurat ishin 79,5 milionë dollarë.