Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Samet Tours
Lajme

“Turqia gjithmonë ka qenë pranë popullit shqiptar”

Muslim Shop

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka realizuar projektin e rikonstruksionit dhe mobilimit të konviktit të nxënësve në qytetin e Çorovodës në Bashkinë e Skraparit në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e inaugurimit të përfundimit të punimeve të rikonstruksionit dhe mobilimit të konviktit që administrohet nga Bashkia e Skraparit merrnin pjesë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nënkryetari i TIKA-s, Prof. Dr. Birol Çetin, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatori i TIKA-s në Shqipëri, Necip Özay Özütok, si dhe drejtues të Bashkisë së Skraparit.

Presidenti Meta, gjatë prononcimit për AA tha se kushtet e reja të konviktit japin mundësitë që t’i kushtohet më shumë vëmendje edhe përmbajtjes së edukimit të formimit të fëmijëve.

“Dëshiroj të shpreh kënaqësinë më të madhe për këtë investim të mrekullueshëm që është bërë sot në Bashkinë Skraparit. Falënderimi i parë i shkon shtetit vëlla të Turqisë, ambasadorit dhe TIKA-s, të cilët kanë bërë një investim të jashtëzakonshëm. Është një investim që jam i sigurt se duhet ta falënderojnë të gjithë fëmijët, të gjithë prindërit e tyre, të cilët janë shumë më të qetë e shumë më të sigurt për këto kushte të mrekullueshme që janë krijuar këtu, por edhe i gjithë komuniteti i Skraparit”, theksoi Meta.

Presidenti Meta tha se ambasadori turk dhe TIKA i kushtojnë vëmendje investimeve në shumë fusha në Shqipëri, sidomos në fushën e arsimit, sipas tij, për kushtet e fëmijëve për të studiuar e për të jetuar sa më mirë.

Nënkryetari i TIKA-s, Prof. Dr. Birol Çetin për AA theksoi se sivjet do të festojnë vitin e 23-të të themelimit të zyrës së TIKA-s në Shqipëri.

“Kemi realizuar mbi 500 projekte në Shqipëri dhe 110 nga këta janë në fushën e arsimit. Jam i sigurt që bashkëpunimi do të vazhdoj”, u shpreh Çetin.

Ndërsa ambasadori Yörük tha se në kuadër të lidhjeve të miqësisë dhe vëllazërisë, Turqia gjithmonë ka qenë pranë popullit shqiptar.

“Ne gjithmonë kemi qenë pranë popullit shqiptar, gjithmonë kur ka pasur nevojë kemi realizuar projekte të ndryshme si në fushën e arsimit, shëndetësisë, restaurimin e monumenteve kulturore dhe në infrastrukturë. Të jeni të sigurt që ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Këto projekte rrjedhin nga dashuria që ne kemi për popullin shqiptar, si dhe nga politika e jashtme e qeverisë tonë. Sot jemi të gëzuar nga fakti që po realizojmë inaugurimin e përfundimit të punimeve të rikonstruksionit të këtij konvikti”, tha ambasadori turk.

Konvikti që administrohet nga Bashkia e Skraparit me një kapacitet për 200 nxënës do të jetë në shërbim për nxënësit e shkollave të qytetit të Çorovodës. TIKA ka realizuar rikonstruksionin e godinës si dhe mobilimin me pajisje të ndryshme.

Që kur ka filluar aktivitetet e saj në Shqipëri në vitin 1996, TIKA ka realizuar projekte në fusha të ndryshme si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Të ngjajshme

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani

Turqia shpall vendimet e Këshillit të Lartë Ushtarak

Kushtrim Guraj

Xhumaja nesër falet me mesazhin për kujdesin në trafik

Hevzi Hasani