Rtv Pendimi
auto lider
Good life Restaurant
Lajme

Turqia i dhuron banesë shkupjanit me aftësi të kufizuara

Muslim Shop

Sot në Shkup u bë dorëzimi i banesës së re për shkupjanin me aftësi të kufizuara Ertan Shakiri, të mundësuar nga donacionet e bamirësve në kuadër të një fushate të nisur në vitin 2017 nga ambasadorja e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Tülin Erkal Kara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë që u organizua në hapësirat e Ambasadës së Turqisë në Shkup morën pjesë ambasadorja Kara, kreu i bordit ekzekutiv të Halkbank Shkup, Bilal Sucubaşı, Shakiri dhe familja e tij që fituan shtëpi të re, si dhe punonjës të ambasadës dhe bamirës.

Në një prononcim, ambasadorja turke tha se sot është realizuar një ëndërr dhe falënderoi bamirësit në Turqi, Evropë dhe Maqedoninë e Veriut që mundësuan këtë.

Kara rikutjoi se pas ardhjes në detyrë kishte mësuar se Shakiri ishte takuar me presidentin Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut në vitin 2011 dhe shtoi se me të është njohur në një tubim më 15 korrik të vitit 2016 para ambasadës në Shkup gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi.

Atë kohë, Kara tha se ka vizituar shtëpinë e Shakirit dhe ka parë se ajo është e vjetër dhe e papërshtatshme për persona me aftësi të kufizuara.

“Thamë të bëhemi shkaktar i diçkaje të mirë gjersa jemi këtu. Të fillojmë një fushatë. Ne e ftuam Ertanin dhe menduam ta njoftonim këtë përmes një konference për media. (Njoftimin) E bëmë në një konferencë për media në dhjetor të vitit 2017”, tha Kara.

Ajo tha se banesa e re e Shakirit ishte gjetur sa ishte në fazë të ndërtimit, duke shtuar se pronari i banesës e kishte ulur çmimin në shenjë kontributi, ndërkohë që mobilimi është mundësuar nga deputetë në Bursa të Turqisë, komuna dhe bamirës të tjerë.

“Në këtë botë ka ushqim që mjafton për të gjithë, mjafton që ndarjen ta bëjmë në mënyrë sensitive”, tha Kara, duke bërë thirrje për të ndihmuar dhe për “t’i bërë të buzëqeshur” të gjithë nevojtarët.

“Profeti ynë ka një hadith: ‘Nuk është prej nesh ai i cili bie i ngopur teksa fqinji i tij është i uritur’. Ne duhet të veprojmë duke u bazuar në këtë parim. Kushdo që të jetë. Sot është Ertani, nesër mund të jetë tjetërkush. Ne nuk i ndajmë qytetarët, nga cilado qoftë kombësi apo rasë qofshin. Unë dua që së bashku të bëjmë hapa për ta zbukuruar këtë botë”, shtoi ambasadorja e Turqisë.

 “Republika e Turqisë është shtet i fuqishëm”

Nga ana tjetër, Shakiri tha se lutet për bamirësit që nuk e kanë lënë vetëm, duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për blerjen e banesës.

“Mirë që ekziston Republika e Turqisë. Republika e Turqisë është shtet i fuqishëm”, tha Shakiri.

Ai theksoi se krahas çelësit të banesës, ambasadorja Kara i ka dhuruar edhe një çelës tjetër që i përket një shoqate që sapo kanë hapur për personat me aftësi të kufizuara.

“Ajo (Ambasadorja) mbajti dy premtime”, tha Shakiri.

Ai rikujtoi takimin me presidentin Erdoğan.

“Jemi me Turqinë deri në vdekje. Jemi me presidentin deri në vdekje. Dua t’i dërgoj përshëndetjet e mia presidentit nga këtu. Allahu qoftë i kënaqur me të”, u shpreh Shakiri.

Ndërkaq, nëna e Ertan Shakirit, Mejrem Shakiri, tha se e kishin të pamundur t’ia plotësonin kushtet të birit të tyre me aftësi të kufizuara.

“Shtëpia jonë ishte e vogël dhe kjo gjë ishte e vështirë për Ertanin. Ambasadorja e ndihmoi shumë Ertanin. Allahu qoftë i kënaqur me të. Allahu qoftë i kënaqur me gjithë Turqinë”, tha ajo.

Në kuadër të ceremonisë, ambasadorja Kara i dorëzoi Shakirit çelësat, ndërsa më pas u realizua një vizitë në banesën e re të shkupjanit.

Të ngjajshme

Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Urim Isma

“Fluturon” çmimi i naftës pas sulmeve në rafineritë e Arabisë Saudite

Urim Isma

Gjoba për subjektet që shkelin Ligjin zgjedhor

Urim Isma

​Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Urim Isma

Vendimi i ‘Venecias’ për Presidentin Meta del më 11 tetor

Urim Isma

Peshqit në Drin të Bardhë po ngordhin prej ujërave të zeza

Urim Isma

Haradinaj takon ambasadoren e re franceze, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Urim Isma

Zjarr në një spital në Dusseldorf të Gjermanisë, një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Urim Isma

Turqi, mbi 50 ushtarakë në paraburgim për lidhje me FETO-n

Urim Isma